-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Dispozita e pastrimit me ujërat e zeza të pastruara?!

Më të lexuarat

Lavdërimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë Pejgamberit (sal Allahu alejhi ve sel-lem)

Këshilli i Akademisë Islamike të Fikhut në sesionin e mbajtur në Meke nga data 19/02 deri 26/02/1989 bëri shqyrtimin e pyetjes rreth ujërave të zeza pas pastrimit. A lejohet të merret gusel, apo abdes me të? Dhe a lejohet largimi i ndyrësirës me të? Pas konsultimit me ekspertë të drejtë dhe të besueshëm të kimisë të cilët kanë fiksuar se largimi i papastërtisë nga ujërat e zeza bëhet në katër faza fundërrimi, ajrimi, mbytja e baktereve dhe së fundi sterilizimi me klor në mënyrë që, pas kësaj, nuk mbetet gjurmë e papastërtisë në shijen, ngjyrën apo erën e tij, këshilli mori vendim si vijon. Nëse ujërat e zeza pastrohen në mënyrën e përshkruar dhe nuk mbetet gjurmë e ndyrësirës në shijen, në ngjyrën dhe në erën të tij, atëherë ato bëhen të pastra dhe lejohet që me to të merret gusël dhe abdes e, po ashtu, lejohet pastrimi nga ndyrësirat, duke u buzuar në rregullin e fikhut. i cili thotë. Nëse në një sasi të madhe uji bie ndyrësira, atëherë ai pastrohet duke larguar ndyrësirën, nëse nuk mbetet gjurmë e saj ndyrësirës).

Allahu e di më së miri.

/Komisioni i përhershem për studime dhe fetva/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit