1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

DISPOZITA E LEXIMIT TË HATMES SË KUR’ANIT PËR PRINDËRIT!

Më të lexuarat

Pyetje:

Babi dhe nëna ime nuk dinë shkrimin dhe leximin, a lejohet t’ua lexoj atyre nga një hatme të Kuranit?
A lejohet leximi i hatmes së Kur’anit për ata që dinë shkrimin dhe leximin, ngase dëshiroj t’ua bëjë hedije(dhuratë) sevapin e hatmes së Kur’anit?
Dhe a lejohet t’i fus më shumë se një person në hatme?

Përgjigje:
Nuk ka ardhur në Kur’anin famëlartë, Sunetin e pastër profetik dhe as në veprat e sahabëve të ndershëm, se lejohet dhurimi i shpërblimit të hatmes së Kur’anit, prindërve dhe të tjerëve(qofshin të gjallë apo të vdekur).

Ngase, leximi i Kur’anit duhet të lexohet nga secili, sepse Kur’ani duhet të lexohet, meditohen porosit e tij dhe kështu me rradh.

Allahu i Madhëruar, thotë:
كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ.

” (Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të.”
(Sad: 29).

إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا.

” Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh.”
(El Isra: 9).

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ ۖ وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِي آذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى ۚ أُولَٰئِكَ يُنَادَوْنَ مِنْ مَكَانٍ بَعِيدٍ.
Thuaj: “Ai(Kur’ani), për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç”.
Dhe, ata që nuk besojnë, kanë pengesa në veshë (janë të shurdhër) dhe ai (Kur’ani), për ta është verbëri (ata janë të verbër), thuajse thirrën prej vendeve të largëta.”
(Fusilet: 44).

Muhamedi, alejhi selam, thotë:
اقرؤوا القرآن، فإنه يأتي شفيعا لأصحابه يوم القيامة.

” Lexojeni Kur’anin, sepse ai do të vi ndërmjetësues për lexuesin e tij në ditën e gjykimit.”
(Muslimi: 804, nga hadithi i Ebu Umames radijAllahu anhu).

” Me të vërtetë atyre që kanë punuar me Kur’anin(e kanë lexuar dhe praktikuar), vjen Kur’ani ditën e gjykimit dhe do të dëshmon për ithtarët e vet, do të paraprijë sureja el Bekare dhe Ali Imran si dëshmitarë(ata që e kanë lexuar dhe praktikuar).”
(Muslimi: 804, nga hadithi i Ebu Umames radijAllahu anhu).

Qëllimi kryesorë dhe final është se Kur’ani ka zbritur për t’u lexuar, medituar dhe praktikuar, përmes leximit të tij t’i bëhet adhurim Allahut, e jo që t’i dhurohet dikujt hedije(dhuratë) leximi i tij(hatmeja e Kur’anit).

Unë nuk di ndonjë bazë(argument) të shëndosh e cila lejon ose sëpaku preferon që t’i këndojmê hatme nënës dhe babasë ose dikujt tjetër(qofshin të gjallë apo të vdekur).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:

من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد.
” Kush vepron një vepër e cila nuk është nga çështja jonë(nuk është e bazuar në Kur’an dhe Sunet), vepra e tillë është e refuzuar(dhe nuk pranohet).”
(Muslimi: 1718, nga hadithi i Aishes, radijAllahu anha).

Disa nga dijetarët e kanë lejuar leximin e Kur’anit(hatmen e Kur’anit) për nënën dhe babanë, duke thënë se nuk ka asgjê të keqe nëse dikush vepron një gjë të tillë.
Duke bërë kijas(analogji) me vepra tjera, si sadakanë, lutjet për të vdekurit , etj.

Mirëpo, mendimi më i saktë është se Kur’ani ka zbritur për t’u lexuar, medituar vetë, e jo për t’u dhuruar leximin tënd të tjerëve, qofshin ata prindërit apo dikush tjetër( i gjallë apo i vdekur).
Po të ishte një gjë e tillë e ligjitimuar apo e preferuar do e vepronin selefus salih(sahabët, tabiinet, etj) një gjë të tillë.

Nuk lejohet kijasi(analogjija) në adhurime, ngas adhurimet janë të caktuara nga Allahu(teukifije) dhe nuk veprohen adhurimet pos nëse vjen argument nga Kur’ani apo suneti profetik.

Ndërsa, është e njohur se lëmosha, lutja, kryerja e haxhit(dmth sëpari për vete duhet kryer, pastaj për të tjerët), kryerja e umres, kompenzimi i agjêrimit i atij që ka vdekur, të gjitha këto vërtetohen me hadithe profetike.

Prej Allahut vjen suksesi,
Ai e dinë më së miri!

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit