1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dhoma e Përfaqësuesve ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet zyrtare

Më të lexuarat

Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve, përdorimi i platfomës së njohur kineze të videove, “TikTok”, është ndaluar në të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve. Vendimi është në përputhje me ligjin që ndalon përdorimin e aplikacionit në të gjitha pajisjet e qeverisë amerikane. Ligji së shpejti pritet të hyjë në fuqi.

Ky aplikacion konsiderohet “me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sërë çështjesh së sigurisë”, tha zyrtari kyresor administrativ i Dhomës së Përfaqësuesve, në një mesazh dërguar të martën të gjithë ligjvënësve dhe personelit dhe se platfoma duhet të fshihet nga të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Rregulli i ri pason një numër masash nga qeveritë e shteteve amerikane për të ndaluar TikTok-un në pajisjet qeveritare, një platformë që është në pronësi të kompanisë “ByteDance Ltd” me bazë në Pekin.

Nga java e kaluar 19 shtete kanë bllokuar të paktën pjesërisht aplikacionin nga pajisje që menaxhohen nga shteti për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund ta shfrytëzojë atë për të përgjuar amerikanët dhe për të censuruar përmbajtjen.

Një pako shpenzimesh prej 1.66 trilionë dollarë, e miratuar javën e kaluar për financimin e qeverisë amerikane deri më 30 shtator të vitit 2023, përfshin një dispozitë për ndalimin e përdorimit të aplikacionit në pajisjet që menaxhohen nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi në momentin që presidenti Joe Biden nënshkruan ligjin.

“Me miratimin e paketës që përfshin ndalimin e TikTokut në pajijset e degës ekzekutive, zyra administrative e Dhomës së Përfaqësuesve u angazhua me Komisionin për Administrimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të zbatuar një politikë të ngjashme në Dhomën e Përfaqësuesve”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters një zëdhënës i zyrtarit kryesor administrativ.

Mesazhi drejtuar personelit thoshte se kushdo që e ka të instaluar aplikacionin e TikTokut në pajsije do të kontaktohet për heqjen e tij dhe se shkarkimi i aplikacionit në të ardhmen do të jetë i ndaluar.

Zyrtarët e platformës TikTok nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment lidhur me këtë çështje.

Ligjvënësit amerikanë propozuan zbatimin e një ndalese mbarëkombëtare të aplikacionit.

Ndalimi i TikTok-ut nga telefonat e qeverisë, kërcënon të hyrat e kompanisë nga marketingu, thonë ekspertët./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit