16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

KFOR-i po largon automjetet e mbetura në rrugë, që barrikaduan veriun e vendit

Më të lexuarat

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se po kryen operacione në veri të vendit për t’i hequr disa automjete që kanë mbetur e që për tri javë rresht barrikaduan veriun e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në një postim të KFOR-it në Facebook.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, për tri javë rresht veriu i Kosovës ishte i barrikaduar nga disa automjete të vendosura nga grupet kriminale serbe, të cilat u vendosën pas arrestimin të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulme ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Pas lirimit në arrest shtëpiak shumica e barrikadave u larguan nga vet personat që i vendosen ato. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit