-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cili është shpërblimi i dhurimit të gjakut dhe a ka të drejtë dhuruesi të marr fitim nga dhurimi gjakut?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është shpërblimi i dhurimit të gjakut dhe a ka të drejtë dhuruesi të marrë fitim prej dhurimit, e nëse merr kompensim, a zhvishet prej shpërblimit të dhurimit të gjakut? A mund të na e sqaroni këtë, Imam i nderuar?

Përgjigje: Vetëm dhurimi i gjakut, pa marrë parasysh a merr kompensim a jo, ka shpërblim, sepse një gjë e tillë shpëton jetën e një njeriu, posaçërisht pasi që mjekësia bashkëkohore ka mundësi ta bëjë rezervimin e gjakut. Ndërsa, sasia e dhurimit të gjakut nuk dëmton dhe nuk e dobëson shëndetin e dhuruesit. Argument për këtë është se njeriut aksidentalisht mund t’i rrjedhë shumë gjak, e ajo sasi është më e madhe se sa kur dhuron. Mirëpo, kur i ndalet gjakderdhja dhe i mbyllet plaga, humbja e gjakut nuk rrezikon jetën e tij (sasia e vogël) dhe nuk dëmton shëndetin e tij, nëse veç ka qenë i shëndoshë.

Përpos kësaj, gjaku i ripërtërihet, gjaku i humbur i kompensohet. Për këtë arsye, përderisa ai gjak i humbur nuk ndikon ne shëndetin e tij negativisht, dhe ajo nën kontroll të mjekut, dhurimi i gjakut, edhe me të holla, për të ka shpërblim. Por, nëse dhuruesi i gjakut nuk dëshiron të holla (kompensim), ai ka dy shpërblime: shpërblimin e dhurimit të gjakut dhe shpërblimin (prej të cilit ka hequr dorë) me të holla.

Allahu e di më së miri.

Muhammed Muteveli Sharavi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit