21.2 C
Pristina
Tuesday, July 16, 2024

Cili është gjykimi për prekjen e Mus’hafit nga i krishteri, gjithashtu prekja e përkthimit të kuptimeve të Kur’anit fisnik?

Më të lexuarat

Prekja e Mus’hafit (Kur’anit) nga i krishteri!
Pyetja:
Cili është gjykimi për prekjen e Mus’hafit nga i krishteri, gjithashtu prekja e përkthimit të kuptimeve të Kur’anit fisnik?
Përgjigja:
Kjo çështje ka mospajtim mes dijetarëve, madje është e njohur tek dijetarët ndalesa ndaj të krishterëve, hebrenjve dhe gjithë pabesimtarëve, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar udhëtimin me Kur’an në tokën e armikut dhe ka thënë:
“Se mbase e arrijnë atë (Kur’anin) duart e tyre”, kjo aludon se nuk u mundësohet një gjë e tillë atyre. Por, u mundësohet dëgjimi i tij, Allahu i Lartësuar thotë: وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ اللّهِ
“E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut…”
| Teube 6 |.
Që nënkupton u lexohen atyre ajetet dhe kështu ata i dëgjojnë, mirëpo nuk u dhurohet atyre Kur’ani!
Disa prej dijetarëve e kanë lejuar një gjë të tillë kur shpresohet se do ta pranon Islamin pabesimtari dhe kanë argumentuar me atë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur i shkroi letër Herkalit, perandorit romak, ndër të tjera ishte edhe fjala e të Madhërishmit dhe të Lartësuarit: قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ
“Thuaj: O ithtarët e Librit (Tevrat dhe Inxhil), ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush…”
| Ali Imran 64 |.
Argumentuan me këtë duke thënë ky është ajet madhështor, ajet prej librit të Allahut dhe ia ka shkruar e dërguar Herkalit!
Të drejtën të themi nuk është argument kjo, mirëpo aludon që lejohet shkruarja e një apo dy ajeteve nga libri i Allahut, kurse t’u dhurohet Mus’hafi, nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! Kurse, përkthimi i kuptimeve të Kur’anit, nuk ka të keqe në prekjen e tyre nga ana e pabesimtarit, sepse përkthimi nënkuptohet si një libër i komentit (tefisirt) dhe nuk është Kur’ani (origjinal arabisht), pra janë përkthim i kuptimeve të Kur’anit, nëse e prek pabesimtari apo dikush i pa pastër (pa abdes dhe pa gusull), nuk ka të keqe, sepse kjo nuk e merr gjykimin e Kur’anit.
Sa i përket Kur’anit e veçanta e tij është kur është i shkruar vetëm arabisht dhe nuk ka koment (tefsir) në të, e kur ka në të koment, atëherë e merr gjykimin e komentit, ndërsa komentin lejohet ta bartë ai që nuk ka abdes, muslimani dhe pabesimtari, sepse nuk është libri i Allahut, por llogaritet nga librat e komentit (tefsirit).

~ Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetawa 24/340 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit