-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Cilat sure dhe dua janë të rekomanduara për t’u mbrojtur nga mësyshi?

Më të lexuarat

Pyetja: Doja të interesohesha për një motër që ka sy (mësysh), dhe dua të jem e qartë se çfarë suresh specifike ka për këtë dhe çfarë duash duhet për këtë problem?

Përgjigja:

Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
● Motra i lexon vetes nëse zotëron vetveten, ose i lexon dikush tjetër, duke i fryrë (fryrje e shoqëruar me stërkala të lehta pështyme në gjoks, apo në çfarëdolloj pjese tjetër të trupit).

● Lexohet surja Fatiha, ajeti Kursij, suren Ihlas, Felek, Nas. Është mirë që suret Ihlas, Felek dhe Nas t’i përsërisë nga tre herë, pastaj të lutet për shërim duke thënë: 

« اللَّهُمَّ ربَّ النَّاسِ ، أَذْهِب الْبَأسَ ، واشْفِ ، أَنْتَ الشَّافي لا شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ ، شِفاءً لا يُغَادِرُ سقَماً »
“O Allah Ti je Zoti i njerëzve, largoje këtë të keqe dhe shëroje sepse Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shëroje me shërim që nuk lë pas tij sëmundje.” [Mutefekun alejhi]
Dhe e përsërit këtë tre herë.

● Po ashtu thotë: 

«بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عيْنِ حَاسِدٍ ، اللَّهُ يشْفِيك ، بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ»
“Me emrin e Allahut po të bëj rukje nga çdo gjë që të mundon dhe nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar, Allahu të shëroftë, me emrin e Allahut po të bëj rukje.” [Transmeton Muslimi]
e përsërit tre herë.

● I lutet Allahut që ta shërojë dhe gjithashtu thotë: 

«أعيذك بكلمات الله التامات من شر ما خلق»
“Kërkoj mbrojtje për ty me fjalët e Përsosura të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që Ai ka krijuar.”, duke e përsëritur tre herë.

● Këto lutje që përmendëm janë të dobishme për shërim me Lejen e Allahut.

● Besimtari duhet te jete i bindur se nuk e godet ate vetem ajo qe Allahu ka caktuar për te. Po permendim ketu edhe disa mënyra për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe nga magjia:

  1. Mbështetja tek Allahu i Madhëruar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të larguar magjinë dhe syrin e keq dhe është më e dobishmja, që kërkon mbështetësi tek Allahu i Lartëmadhëruar.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:
“Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” (Sure Et-Talak: 3).

  2. Zbatimi i urdhërave të Allahut dhe shmania nga ndalesat (haramet).
Kushdo që i zbaton ato, ashtu siç ka urdhëruar feja Islame e mbron Allahu atë në dynja, në fenë e tij, familjen dhe pasurinë e tij.

  3. Përmendja e shpeshtë e Allahut duke bërë dhikër, duke lexuar Kur’an, duke e thënë sa më shpesh fjalën La ilahe il-Allah, duke e lavdëruar, falënderuar dhe madhëruar Atë, duke kërkuar falje prej Tij, duke dërguar salavat mbi Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të); kjo është më e mira dhe më e dobishmja që robi ia përgatitë vetvetes.

Lus Allahun qe ta sheroje motren dhe te gjithe te semuret.

/Përgjigje nga Adelina Kucana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit