9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë thuhet kur të hapet goja apo kur gogësin?

Më të lexuarat

Pyetje: A ka ndonjë dhikr të veçantë për të thënë kur hapet goja apo kur gogësin?

Përgjigje: Jo. Nuk ka asnjë dhikr për të thënë kur hapet goja apo kur gogësin, për dallim nga ajo që mendojnë njerëzit e rëndomtë. Njerëzit e rëndomtë thonë “elhamdulilah” kur gogësijnë. Hamdi i përket gjithnjë Allahut në çdo situatë, por nuk ka dëshmi se duhet të thuhet elhamdulilah pas gogësimës.

E njëjta vlen edhe kur hapet goja. Ata thonë:

أعوذ بالله من الشيطان الرجيم

”Kërkojë mbrojte nga Allahu kundër shejtanit të mallkuar.”

Kjo është e pabazë. Nuk ka asnjë dëshmi se profeti   ka vepruar kështu.

Ndoshta dikush pyetet nëse gogësima nuk është mirësi nga Allahu dhe prandaj Allahu e meriton t’i bëhet hamd. Po gogësima është një mirësi, por nuk ka argument se profeti  e bëri hamd Allahun në lidhje me gogësimën. Pra veprimi nuk është i ligjësuar.

Dijetarët e kanë një parim të njohur që thotë se gjithçka që ishte e arsyeshme të bëhej në kohën e të dërguarit  dhe nuk është bërë, atëherë ajo nuk është Sunnet që duhet bërë. Veprimet e të dërguarit  janë Sunnet, por edhe braktisjet e tij janë Sunnet. Pasi që gogësima  ekzistonte në kohën e tij  dhe ai nuk e bëri hamd Allahun për të, kështu që është Sunnet që të mos i bëhet hamd Allahu në këtë rast.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtjen kundër shejtanit kur hapet goja. Ndoshta dikush thotë se i dërguari  ka thënë:

“Hapja e gojës është nga shejtani.”

Edhe Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

 “Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!”1 

Por qëllimi i Allahut me:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!”

është që ti duhet t’i lutesh Allahut që të mbrojë ty nëse të shkon mendja që të mëkatosh apo të braktisësh një obligim. Sepse është shejtani që urdhëron në mëkat:

الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاء

“Shejtani ju frikëson ju me varfëri dhe ju urdhëron ju për të vepruar Fahsha (vepra të ulëta, marrëdhënie të paligjshme e gjynahe të tjera).”2

Kur kjo të ndodh, i kërkon Allahut mbrojtje. Por kur të të hapet goja, i dërguari i Allahut  ka thënë:

“Sa i përket hapjes së gojës, ajo është nga shejtani. Nëse ndonjërit prej jush i hapet goja, ai duhet ta ndalojë atë aq sa të mundet. Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, shejtani qesh me të.”

Ai nuk tha se duhet kërkuar mbrojtje nga Allahu. Kjo dëshmon se nuk është Sunnet që t’i kërkohet mbrojtje Allahut kundër shejtanit të mallkuar gjatë hapjes së gojës.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (22 A), min: 25:44
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 7:200
2 2:268

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit