26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi selam për agjërimin?

Më të lexuarat

Çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi selam për agjërimin?

Vlerësime të mëdha kanë ardhur nga Profeti -alejhi selam- për agjërimin dhe ndër vlerësimet më të mëdha që ai i ka bërë atij është hadithi:

“Allahu i madhëruar ka thënë: Çdo punë e birit të Ademit është për të me përjashtim të agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjëruesi le ngrënien, pirjen dhe qejfet e tij për hatërin Tim”.
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith tregon se agjërimi ka një specifikë që nuk gjendet te adhurimet e tjera e cila e bën atë punë të veçantë për Allahun e madhëruar dhe e bën Allahun e madhëruar të japë për të shpërblime të mëdha.

Komentuesit e haditheve profetike kanë dhënë disa mendime për të veçantat e agjërimit që mund ta kenë bërë atë të vlerësohet kaq shumë dhe prej këtyre mendimeve janë:

1- Sinqeriteti.
Dijetari i njohur i Islamit Ebu Ubejd El-Kasim bin Selam -Allahu e mëshiroftë- thoshte: “Të gjitha punët kanë veprime të dukshme me përjashtim të agjërimit i cili është me nijet dhe ai nuk shihet nga njerëzit. Agjërimi nuk përmban syfaqësi”.

2- Përkushtimi.
Te agjërimi gjendet shumë përkushtim, sepse njeriu le gjërat e tij jetike për hatër të Allahut të madhëruar.

3- Përmbajtja dhe durimi
Njeriu duke qenë se le për hir të Allahut disa gjëra të nevojshme për jetën e tij, e edukon veten e tij me përmbajtje dhe durim.
Përmbajtja dhe durimi janë ilaçi i shumë problemeve njerëzorë të cilat vijnë: herë nga vetja, herë nga njerëzit dhe herë nga Shejtani i mallkuar.

4- Me agjërim nuk është adhuruar kush veç Allahut të madhëruar.
Dijetarët thonë: Namazi, kurbani, sadakaja dhe tavafi për gjatë historisë së njerëzimit u janë kushtuar edhe idhujve, ndërsa agjërimi i është kushtuar vetëm Allahut të madhëruar.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit