Pyetje:
Çfarë është Nemimeh dhe Gibeh/gibet? Çfarë nënkuptohet me Zur/Dhur dhe çfarë do të thotë Takva?
Përgjigje:
■Së pari, #Nemimeh do të thotë t’i thuash njerëzve atë që të tjerët kanë thënë për ta, me qëllim që të shkaktosh grindje/mosmarrëveshje mes tyre.
■Së dyti: #Gibeh do të thotë të thuash diçka për një vëlla besimtar që ai nuk e pëlqen. Nëse ajo që thoni është e vërtetë, atëherë është përgojim, nëse nuk është e vërtetë, atëherë ju shpifni për të.
■Së treti, #Zur/Dhur do të thotë të thuash diçka që është plotësisht e pa të vërtetë.
■Së katërti, #Takva do të thotë që ju duhet të shmangni dënimin/ndëshkimin e Allahut duke ndërtuar një barrierë mes jush dhe asaj: të bëni atë që urdhëron Allahu dhe të përmbaheni nga ajo që Ai e ndalon.❗
Fataua el-Lexhnah ed-De’imeh; 16.-19. Pyetje për fetvanë numër 9174.