3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çfarë është kufri i vogel definicioni i tij dhe dallimi mes tij dhe kufrit të madh?

Më të lexuarat

Gjunahet në përgjithësi konsiderohen krime ndaj Allahut (subhanehu ue teala). Ata janë mosbindje ndaj urdhërave të Tij. Por gjunahet për nga madhësia dhe natyra, dallojnë prej njëra tjetrës, dhe padyshim se mbi të gjitha këta gjunahe dhe për të cilën parashihet dënimi më i madh është kufri në Allahun, pra mohimi i Tij, gjunah i cili e nxjerr njeriun prej fesë dhe e bën atë person qafir, mohues i Allahut. Dispozitën e njëjtë e ka edhe ai që vdes në shirk. Nëse një njeri vdes me këtë gjunah, bëhet banorë i përhershëm i Zjarrit. Pas kufrit të madh rradhiten gjunahet e mëdha dhe lloji i kufrit që quhet kufër i vogël, madje edhe disa dijetarë e kanë llogaritur kufrin  e vogël vepër më të neveritshme sesa zinaja, vjedhja, ose sesa pirja e alkoolit, pasiqë një vepër që Allahu e ka quajtur kufër është më e rëndë sesa gjunahet tjera që nuk i ka quajtur me këtë emërtim.

Definicioni i kufrit të vogël

Kufër i vogël quhen gjuhanet që sheriati i ka quajtur kufër, por vepruesi i tyre nuk del prej Islamit, si psh. luftimi dhe vrasja e muslimanit, ashtusic ka ardhur në hadithin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): ‘’Sharja e muslimanit është fisk, ndërsa luftimi i tij është kufër’’. (Muttefekun alejhi)

Poashtu prej kufrit të vogël është edhe sharja, tallja dhe ofendimi i prejardhjeve të njerëzve, poashtu prej kufrit të vogël është edhe vajtimi me zë për të vdekurin, goditja e fytyrës dhe grisja e teshave gjatë këtyre vajtimeve. Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): ‘’Dy gjëra kanë kufër, tallja me prejardhjen dhe vajtimi me zë për të vdekurin’’.

Prej kufrit të vogël është edhe përkatësimi i dikujt te dikush tjetër jashtë babait të tij, thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): ‘’Mos u largoni (nga përkatësia) nga baballarët tuaj, kush largohet nga babai i vet ka bërë kufër’’.  (Muttefekun alejhi)

Prej formave të kufrit të vogël është edhe mohimi i gruas për mirësitë e bashkëshortit. Kur ka treguar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për faktin se gratë janë më së shumti mes banorëve të Zjarrit, e kanë pyetur sahabët se pse është ashtu, e ai iu është përgigjur me fjalët ‘’Ata bëjnë kufër (në mirësitë) në bashkëshortët e tyre’’. (Buhariu)

Dallimi mes kufrit të madhe dhe të vogël

Me gjithë pasojat që i ka kufri i vogël, sërish vepruesi i tij nuk del prej rrethit të Islamit dhe nëse e takon Allahun me atë gjunah, e meriton dënimin, përvec nëse Allahu ia fal. Ndërsa vepruesi i kufrit të madh del prej fesë plotësisht dhe nëse vdes në atë gjendje hyn në Zjarr përgjithmonë.

Përktheu: Mr. Enis Arifi
https://www.rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit