4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bësimi në ringjalljen dhe besimi në dhënien e llogarisë?!

Më të lexuarat

Besimi në Ringjalljen

Besimi në Ringjalljen nënkupton se Allahu do t’i nxjerrë robërit e Tij nga varret të gjallë, të zbathur, të zhveshur, të pasynetuar e pa asgjë me vete. Kjo do të jetë pasi t’i fryhet Surit për të dytën herë. Allahu i Lartësuar thotë: “… pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin.” (Ez Zumer, 68) Po ashtu, thotë: “Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre.” (Jasin, 51) Ndërkaq, i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Në Ditën e Kiametit njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Besimi në dhënien e llogarisë:

Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë te Ne dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh.” (El Gashije, 25-26) Gjithashtu, Ai thotë: “Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë.” (El Inshikak, 7-8) Po ashtu, thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë do ta shohë atë.” (Ez Zelzele, 7-8) Dhe thotë: “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (El Enbija, 47)

Dhënia e llogarisë nga ana e krijesave ndahet në dy lloje:

E para: Dhënia e llogarisë nga ana e besimtarëve:

Dhënia e llogarisë nga ana e besimtarëve është ose prezantim (i veprave), ose marrje në pyetje. Dhënia e llogarisë me prezantimin (e veprave) është për ata të cilëve u ka prirë mirësia e Allahut, që janë të lumturit (banorët e Xhenetit), gjë të cilën e tregon hadithi i Ibn Omerit, Allabu qoftë i kënaqur me të!, se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet Allahu do ta afrojë besimtarin, mbi të cilin do ta vendosë Perden e Tij dhe do ta mbulojë.” Pastaj do ta pyesë: “A e di këtë dhe atë mëkat që e ke kryer?” Ai do të thotë: “Po, o Zoti im!” E, pasi (Allahu) e bën t’i pranojë mëkatet e veta dhe në vetvete mendon se u shkatërrua, (Allahu) i thotë: “Unë t’i kam mbuluar mëkatet në dynja dhe po Unë do të t’i fal sot.” Kështu, atij do t’i jepet libri i veprave të tij të mira.” (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Ndërkaq, dhënia e llogarisë duke u marrë në pyetje është për monoteistët që kanë bërë mëkate të mëdha, për ata që Allahu dëshiron t’i dënojë në Zjarr për shkak të mëkateve të tyre, porse përfundimi i tyre është në Xhenet. Një gjë të tillë e tregon hadithi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me tël, se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kushdo që merret në llogari Ditën e Kiametit, do të shkatërrohet.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, a nuk ka thënë Allahu i Lartësuar: “Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë?” I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, iu përgjigj: “Kjo nënkupton prezantimin (e veprave), ndërkaq ai që merret në llogari Ditën e Kiametit, do të ndëshkohet medoemos.” (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

E dyta: Dhënia e llogarisë nga ana e jobesimtarëve

Jobesimtarëve nuk do t’u llogariten veprat duke iu peshuar të mirat dhe të këqijat, sepse ata nuk kanë vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” (El Furkan, 23) Madje, ata ndalen për t’u llogaritur për veprat e tyre dhe (Allahu) i bën që t’i pranojnë ato. Në hadithin e lartpërmendur të Ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të!, qëndron: ‘Ndërkaq, jobesimtarët dhe hipokritët do të thirren në mesin e krijesave: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahu qoftë mbi të padrejtët!”  (Hud, 18) (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

Burimi:” Bësimi I thjeshtësuar” / Dr. Ahmed Ibn Abdurrahman el Kadi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit