8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bëri zina pastaj e mbyti fëmijën e saj

Më të lexuarat

Pyetja : Një grua mbeti shtatzënë përmes zinasë. Kur një prej të afërmve të saj mësoi për këtë, ai donte të mbronte nderin e familjes në të cilën ai është dhe vazhdoi të nxiste gruan që të bëjë abort në mënyrë që të mos e turpërojë familjen. Ajo i zbatoi udhëzimet e tij por kot pasi që Allahu dëshiroi që embrioni nuk u abortua derisa erdhi koha që të lind. Vlen të përmendet se ky njeri nuk ishte mahrem (kujdestar i afërm) i gruas. Si rezultat i nxitjeve të tij, ajo madje u përpoq që të bënte abort gjatë muajve të fundit të shtatzënisë por kot. Ai i tha asaj që të përpiqej të largonte embrionin duke përdorur çfarëdo mjeti edhe nëse do të lind fëmija. Rrjedhimisht, ajo e mbyti fëmijën menjëherë pas lindjes dhe e varrosi atë. Ajo do ta kishte kryer këtë krim pavarësisht nëse ai e kishte nxitur apo jo, por Iblisi e tundoi atë për të bërë komplot me të. Çfarë duhet të bëjë ky njeri? A mund të pendohet? A është ai pjesëmarrës në krim?

Përgjigje: Së pari, zinaja është e ndaluar nga Kurani, Sunneti dhe konsensusi. Kushdo që bënë zina duhet të pendohet sipas kushteve të mëposhtme:

  1. Të heq dorë nga mëkati
  2. Të pendohet për atë që ka bërë
  3. Të vendos që të mos kthehet në të.

Përveç kësaj, ata duhet të jenë të gatshëm të respektojnë aktet e detyrueshme të adhurimit, të përmbahen nga kryerja e mëkateve dhe veprat e këqija, të shtojnë istigfarin (të kërkojnë falje nga Allahu) dhe të shtojnë veprat e mira sepse veprat e mira i fshijnë ato të këqijat.

Së dyti, vrasja e paramenduar është një nga mëkatet më të rënda, që ndalohet nga Kurani dhe Sunneti. Kjo grua, duke vrarë fëmijën e saj, ka vrarë një shpirt të ruajtur me paramendim, i cili është një nga mëkatet më të rënda. Ajo duhet të nxitojë në pendim të sinqertë nga ky krim i urryer; ndoshta Allahu do ta falë atë dhe do ta pranojë pendimin e saj.

Së treti, nxitja e nënës për të hequr qafe fëmijën e saj është bashkëpunim në mëkat dhe shkelje e kufijve. Kështu, ky njeri duhet të bëjë pendim të sinqertë dhe të mos rekomandojë askënd në të ardhmen për të bërë asgjë pos veprimeve të mira.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 19314
Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdul-Aziz al esh-Shejkh
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit