3.7 C
Pristina
Wednesday, January 1, 2025

Bashkëshortit nuk i lejohet të dyshojë në gruan e tij të ndershme ?!

Më të lexuarat

Pyetje: “Burri im është shumë xheloz në mua. Ndonjëherë shkon aq larg, sa që dyshon në mua edhe pse unë jam një grua e dëlirë. Çfarë duhet të bëj?”

Përgjigje: “Parimisht, gruaja myslimane është e ndershme dhe e dëlirë. Nuk është e lejueshme për burrin që të dyshojë në gruan e tij vetëm pse atij i vinë mendime djallëzore, ose sepse dëgjon thashethemet e ndonjë njeriu të pavlerë, apo për shkak të qëllimeve të këqija.

Allahu Te’ala ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن جَاءكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَأٍ فَتَبَيَّنُوا أَن تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ

“O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa qëllim, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” 49:6

Gruaja myslimane, e cila është e martuar me një bashkëshort me këtë “sëmundje mendore”, duhet të bëjë durim, duke pas parasysh se ajo e di se është e sinqertë, e pastër dhe e dëlirë. Morali i saj nuk dëmtohet aspak nga mendimet e tilla.

Hapat e tillë mund të jenë rezultat i një sëmundjeje mendore, por me lejen e Allahut ato mendime do të largohen.”

 

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 117-118
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit