6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ajo synonte që nëse ngrihej dhe hante syfyr, atëherë do të agjëronte për të kompensuar agjërimin e Ramazanit, por pastaj u ngrit pasi kishte gdhirë. A është i vlefshëm agjërimi i saj?

Më të lexuarat

Pyetja:

Dje vendosa të kompensoj një agjërim të humbur, sepse po bëhej shumë vonë. Por qëllimi im gjatë natës ishte që nëse ngrihesha dhe haja syfyr, do të agjëroja. Por pastaj më zuri gjumi dhe u ngrita për namazin e sabahut (pasi kishte gdhirë agimi) dhe nuk hëngra syfyr. A duhet të përmbahem nga ngrënia dhe pirja? A më lejohet të mos agjëroj? A konsiderohet i vlefshëm agjërimi im, nëse nuk ha dhe pi, sepse e kam kufizuar nijetin duke vënë kusht që të ha syfyr?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Obligimi i nijetit një natë para agjërimit të detyrueshëm

Është e detyrueshme që të bëhet nijeti një natë më parë për çdo agjërim të detyrueshëm, i cili përfshin edhe plotësimin e agjërimit të humbur të Ramazanit, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush nuk ka pasur nijet të agjërojë para agimit, nuk ka agjërim për të.” [1]. Në një transmetim tjetër: “Nuk ka agjërim të vlefshëm për atë person që nuk e ka vendosur që natën se do agjërojë” [2].

Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Sipas disa dijetarëve, kjo do të thotë se nuk ka agjërim (të vlefshëm) për atë që nuk ka nijet të agjërojë para agimit, në Ramazan, ose gjatë kompenzimit të Ramazanit, ose kur agjëron në përmbushje të zotimit, sepse nëse nuk e bën nijetin nga një natë më parë, ai nuk vlen (si agjërim i detyrueshëm).

Në rastin e agjërimit vullnetar, nga ana tjetër, lejohet të krijohet nijeti për të agjëruar pasi të ketë gdhirë agimi. Ky është mendimi i Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Fundi i citatit.

Mendimi i Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë) është se agjërimi është i vlefshëm nëse nijeti bëhet në të njëjtën ditë.

Ibn Kudame ka thënë: Nëse është agjërim i detyrueshëm – siç është agjërimi i Ramazanit, vetë muaji ose plotësimi i agjërimit të Ramazanit të humbur, ose agjërimi në përmbushje të zotimit ose si shlyerje – përcaktohet se nijeti duhet të të formohet një natë më parë, sipas imamit tonë, Malikut dhe Shafiut.

Ebu Hanife ka thënë: Në rastin e agjërimit të Ramazanit dhe çdo agjërimi që është i obliguar, është e pranueshme që të bëhet nijeti në të njëjtën ditë.” [3]

A është e vlefshme të mbajmë kompenzimin e agjërimit me një qëllim të pasigurt?

Sikur nijeti juaj të ishte që nëse ngriheni dhe hani syfyr, dhe pastaj të agjëronit, ky është nijet i pasigurt, me të cilin agjërimi nuk vlen (si agjërim i detyrueshëm).

Thotë në el-Furu’ (4/459): Sipas medhhebit tonë, nëse një person është i pasigurt për mosagjërimin, ose ka për qëllim që ta ndërpresë agjërimin në një kohë të caktuar, ose nëse gjen ushqim, do të hajë, përndryshe ai do të vazhdojë agjërimin e tij, pastaj në analogji me dallimin e mendimeve në lidhje me namazin, u tha se kjo e bën të pavlefshëm agjërimin, sepse nijeti i tij nuk ishte i vendosur. Prandaj nuk vlen të fillohet agjërimi me një qëllim të tillë (të pasigurt). Fundi i citatit.

Disa prej juristëve e konsideruan të vlefshëm agjërimin e atij që thotë: “Nëse nesër është Ramazan, atëherë unë do të agjëroj”, sepse ai nuk e di nëse nesër do të jetë Ramazan, kështu që hezitimi i tij bazohet në pasigurinë nëse do të jetë. vërtetuar se muaji ka filluar, jo nga paqartësia në nijetin e tij nëse do të agjërojë apo jo. Prandaj, nëse dikush për të cilin lejohet të mos agjërohet thotë në një natë të Ramazanit: “Nesër ndoshta do të agjëroj e ndoshta nuk do të agjëroj”, atëherë ai vendos pasi ka gdhirë se do të agjërojë, agjërimi i tij nuk vlen nga pasigurina në qëllimin e tij.” [4]

Në bazë të kësaj, nëse jeni ngritur para ezanit të sabahut dhe keni bërë nijet për të agjëruar, agjërimi juaj është i vlefshëm.

Nëse jeni ngritur pas ezanit, atëherë agjërimi juaj nuk vlen si agjërim i kompensuar, sepse nijeti juaj ka qenë i kushtëzuar dhe nuk ka qenë i vendosur.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] Ebu Davudi (2454), Tirmidhiu (730)

[2] Nesaiu (2331)

[3] El-Mughni (3/109).

[4] Esh-Sherh el-Mumti’ (6/362).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit