9.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Moderatorja e emisionit “Big Brother” me qaforen 80 mijë dollarë por kaloi në heshtje mediatike jo si vetura e hoxhës…PSE?!

Më të lexuarat

Moderatorja e emisionit “Big Brother” me qaforen 80 mijë dollarë, ( mu në shekullin ku flitet për një Shqipëri thuajse të rrëzuar ekonomikisht) aspak e çuditshme krahasuar me dhuratën e hoxhës një veturë e klasit të mesëm u bë rrëmujë nga komentet fyese të thëna ç’mos për njerëzit e fesë!

Ku jeni o ju komentatorë të “mençur”?!
Mos vallë juve islamofobëve u duhen syze speciale a dylbi për të shiquar realitetin e hidhur?

Nëse kemi të bëjmë me publikun dhe shoqërinë, atëherë hoxha i cili i shërben popullit me vite në thirrje, në besim në Zot, në moral, në pajtim të gjaqeve, në mbrojtjen e popullit shqiptar nuk e merituaka nga populli ose nga kushdoqoftë dhuratën në fjalë, ndërsa thirrësit në shthurrje të mendjes dhe nderit, emisione ku dhe vetë dashurisë ndërmjet dy çifteve po i humb kuptimi, aty ku gjithçka thërret në shkatërrim, pikërisht këtyre personave mediatik duhet të ju shërbejmë që nga ne të përfitojnë që të ecin me dijamante në qafë nga një popull që ende flet për miell, vaj e drunjët e dimrit?
Ju lutem për përgjigje sepse shumë jam bërë merak, kush ia bëri këtë dhuratë moderatores, gjegjësisht ku i morri ajo kaq shumë lekë për këtë QAFORE?

Ps, lus publikisht ata që ia gjetën fije për pejë hoxhës lidhjen e veturës, nëse mund të ia gjejnë dhe moderatores për shumën e parave nga erdhi?

Emine Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit