15.5 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Traditat popullore fetare – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Kur lexon në librat e fikhut të shkollave të njohura juridike islame , dhe jo vetëm, të shekujve më parë, has shpesh në kritika që dijetarët u bëjnë zakoneve apo praktikave të ndryshme të kohës së tyre, që bien ndesh me dispozitat e fesë. Mirëpo shumë nga këto zakone i kanë mbijetuar këtyre kritikave dhe janë shndërruar në tradita të trashëguara fetare në popull, aq sa disa prej tyre janë bërë pjesë e qenësishme e kulturës dhe e fetarisë së njerëzve.

Me kalimin e kohës kjo ka bërë që shumë nga këto tradita të normalizohen mes njerëzve aq sa rrallë gjen dijetarë të më pasmë që t’i kritikojnë ato haptazi. E nëse dikush guxon të ngrejë zërin më shumë se të tjerët në këtë drejtim, drejt tij do të vërshojnë një lum kundërshtimesh, ku argumenti kryesor që përdoret është vetë ekzistenca relativisht e gjatë e kësaj tradite të trashëguar dhe “heshtja” e mjaft prej njerëzve të fesë, e cila shihet si përligjje e kësaj tradite!

Nga Abdullah ibn Mesudi (radijaAllahu anhu) përcillet se ka thënë:

“Si do të jetë gjendja juaj, kur t’iu përfshijë sprova (fitnja), në të cilën plaket i madhi dhe rritet i vogli dhe njerëzit e shohin atë si Sunet?! E nëse diçka nga ajo lihet do të thuhet: Është lënë Suneti!

Të pranishmit e pyetën: Kur do të ndodh kjo?

Ibn Mesudi u përgjigj: Kur dijetarët të shkojnë (të vdesin), recituesit (e Kuranit) të shtohen, fakihët të pakësohen, prijësit të shumohen, besnikët të pakohen, dynjaja të fitohet me punët e ahiretit dhe njerëzit të thellohen në dije (tufukiha) që nuk i përkasin fesë.”

(Darimi 186, Hakim 8570, Bejhaki 6951)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit