5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A të lutem apo të lexojë Kuran mes ezanit dhe ikametit?

Më të lexuarat

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A është e vërtetë që lutja dhe kërkimi i faljes mes ezanit dhe ikametit janë vepër më e mirë sesa leximi i Kuranit?

Përgjigje: Po, sepse koha në mes ezanit dhe ikametit është prej kohëve kur pranohet lutja dhe është e ligjësuar.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.”

Transmeton Sujuti, Ebu Daudi (521), Tirmidhi (212) dhe Nesai (9812).

Koha e lutjes ikën ndërsa koha për leximin e Kuranit nuk ikën, ka mjaft kohë për të lexuar, lexon në një kohë tjetër.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit