5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A mund ta dëgjojnë të vdekurit lutjen?

Më të lexuarat

Pyetja 6. A mund ta dëgjojnë të vdekurit lutjen?

Përgjigje 6. Ata nuk mund të dëgjojë. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا يَسْتَوِي الْأَحْيَاءُ وَلَا الْأَمْوَاتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُسْمِعُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ

”E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, Allahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” 35:22

Ibn Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:

”Profeti ﷺ qëndroi në Kalib (tek varret e politeistëve) në Bedrit dhe tha: ”A i gjetët të vërteta premtimet e Zotit tuaj? ”Pastaj ai tha: ”Vërtetë ata po dëgjojnë atë që unë po u them tani.”

Kjo iu përmend Aishes dhe ajo tha: ”Në të vërtetë, profeti : tha ”Vërtet, ata e dinë tashmë se ajo që ua thoja është e vërtetë.” Pastaj ajo lexoi:

إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ

”Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit.” 27:80

Katade, transmetuesi i hadithit, tha:

”Allahu i ringjalli ata në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë fjalët e profetit  si një qortim, poshtërim, ndëshkimit, dhimbje dhe keqardhje.” (Bukhari në ”Kitab-ul-Mughazi” fq. 8)

Përfitohen nga hadithi këto mësime

Dëgjimi i politeistëve të vdekur ishte vetëm i përkohshëm, në bazë të fjalës së profetit :

”Ata po e dëgjojnë ata që unë po u them tani.”

Ajo që kuptohet është se ata nuk dëgjojnë pas këtij momenti, sepse ”Allahu i ringjalli ata në mënyrë që ata mund të dëgjojnë fjalët e profetit si një qortim, poshtërim …”, e cila është thënë nga Katade, transmetuesi i hadithit.

Se Aisha e mohoi tregimin e Ibn Umerit dhe se profeti ﷺ nuk ka thënë ”Ata po dëgjojnë”, por ai tha: ”Me siguri ata e dinë tani,” bazuar në ajetin,

إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ

”Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit. 27:80

Është e mundur për të kuptuar tregimin e Ibn Umerit dhe të Aishës që të jenë në përputhje, me këtë që vijon:

Në esencë, të vdekurit nuk dëgjojnë, ashtu siç është bërë e qartë në Kuran. Megjithatë, Allahu i ringjalli idhujtarët e vdekur si një mrekulli për të dërguarin , në mënyrë që ata mund të dëgjojnë, ashtu sikurse e qartësoi Katade transmetuesi i hadithit, dhe Allahu e di më mirë.

Shejkh Muhammed bin Xhemil Zejno
Burimi: el-Akidat-ul-Islamijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
.perlatmuslimane.com 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit