9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A mjafton fraza ‘Feja është në zemër’ për të justifikuar mungesën e praktikave fetare?

Më të lexuarat

Pyetje: Sa e vërtetë është kjo frazë: “Feja është në zemër”, veçanërisht kur dua të këshillojë dikë, e dëgjoj këtë thënë prej tij?

Përgjigje: Po, feja është në zemër por ajo shfaqet në vepra, nëse ka fe në zemër ajo shfaqet në vepra, e nëse nuk ka fe në zemër atëherë ajo nuk shfaqet në vepra.

Ky është kuptimi i atij që thotë: “Feja është në zemër” dhe braktis namazin, braktis agjërimin, braktis adhurimet dhe thotë: “Feja është në zemër”, nuk është në adhurime, nuk është në namaz, nuk është në këtë, e në atë, dhe kështu me radhë. Nuk e thotë këtë përveç atij që dëshiron të vazhdojë në pasimin e epsheve, ky thotë:

“Zemra ime është e mirë”.

Edhe pse nuk kam qenë prej namazfalësve: “Zemra ime është e mirë”.

Si do të bëhet zemra e mirë ndërsa nuk je prej namazfalësve? Po!

Definicioni i besimit tek Ehl-us-Sunneti është:

Shqiptim me gojë, besim me zemër dhe të vepruarit me gjymtyrë, shtohet me bindje dhe zvogëlohet me mëkate.

“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” Merjem, 19-59-60

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit