Pyetje: A më lejohet të vendos hixhabin për Zotin dhe njëkohësisht t’i kënaq dhe njerëzit?
Përgjigje: Është e vështirë të vendosësh hixhabin dhe t’i kënaqësh njerëzit, sepse njerëzit do të kënaqen vetëm kur atyre u kënaqet syri nga zhveshja. Ky lloj modeli, kjo lloj dëshire për t’u përshtat sepse ndihesh inferior ndaj shoqërisë e shtyen muslimanen që të vendos grim në mënyrë që të duket, pastaj disa motra këtë (dukjen) e kanë bër modë. Pse ndihesh inferiore? Duhet të ndjehesh krenare për mbulesën! Me mbulesë , ndër qëllimet që Zoti vendosi, është që femra të mos të shqetësohet, të ndihet më mirë dhe femra ndihet më mirë kur nuk ndjellë shikimet e meshkujve. Femra muslimane duhet ta kuptoj mbulesën adhurim ndaj Zotit, andaj duhet të jetë modeli siç na ka porositur Zoti.
Hoxhë Ahmed Kalaja