9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet të hahen frutat(pemët) nga pemishtja e huaj e lënë shkret?

Më të lexuarat

PËRGJIGJE:

Nuk lejohet të merret/të hahet pasuria e huaj pa lejen e pronarit të saj. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! “ (El-Bekare, 188)

Nga ky rregull bën përjashtim rasti,kur njerëzit zakonisht ia lejojnë njëri-tjetrit, si për shembull, kur një person kalon pranë pemishtes së dikujt tjetër dhe merr nga frutet që kanë rënë në tokë. Prandaj, në rastin konkret, duhet të sillemi sipas zakonit mes njerëzve, dhe të marrim aq sa zakonisht tolerohet dhe lejohet.

Nëse pronari jeton jashtë vendit dhe rrallë vjen, është e nevojshme të kërkohet pëlqimi i tij, në rast se dëshirohet të mblidhen më shumë ose të gjitha frutat, jo vetëm ajo që merret nga toka duke kaluar. Është mirë që pronarët e pemishteve, nëse nuk kanë ndërmend t’i vjelin frutat, të lejojnë të tjerët t’i vjelin dhe t’i përdorin për qëllime hallall, bazuar në fjalët e Pejgamberit (alejhi selatu ue selam),se për të gjitha frutat që hahen nga pemishtet e tyre, atyre do tu shkruhet si sadakë.

Dr. Enes Ljevakoviç; Fetve-i emin i Akademisë për Fetva pranë BI të BeH.

Përktheu: Miftar Ajdini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit