2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A lejohet shfrytëzimi i automjetit të punës për qëllime private?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuari hoxhë! Vallë, i lejohet punëtorit, pra të punësuarit në Entin Shtetëror që ta shfrytëzojë automjetin e punës për qëllime private?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Punëtori në Entin Shtetëror konsiderohet si punëtor i paguar (i marrë me qira) dhe për këtë shkak ai është përgjegjës për punën që i është besuar. Ajo përgjegjësi ka të bëjë me pajisjen dhe me makinat në të cilat punon. Nuk i lejohet asgjë prej këtyre gjërave, përveç për qëllime shoqërore apo për ato që kanë lidhje me ta. Kështu, nuk duhet ta përdor automjetin, telefonin, letrat, fletoret, lapsat e të ngjashme. Mos shfrytëzimi i këtyre gjërave për qëllime private është plotësim i amanetit. Allahu i Lartësuar thotë: “…të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra.” (El-Muminun: 8)
Allahu xh.sh. e di më së miri.

Shejh ibën Xhibrini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit