4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet një femër të udhëheqë namazin në shtëpi për dy apo tri femra, dhe a mund të lexohen Fatihaja dhe suret me zë?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet që një femër të udhëheqë namazin në shtëpi për dy apo tri femra, dhe a mund të lexohen Fatihaja dhe suret me zë në dy rekatet e para?

Përgjigje:

Alejkum selam!

Po, është e lejuar që një femër të jetë imam për një grup femrash. Nuk lejohet që femra të jetë imam për meshkuj. Nëse falen vetëm femra, preferohet që të falen me xhemat, ku njëra prej tyre del imam dhe të tjerat e pasojnë atë. Imamja pozicionohet në mes të safit, jo përpara siç veprojnë meshkujt.

Në namazet që lexohen me zë, si sabahu, akshami, dhe jacia, lejohet që të lexohen Fatihaja dhe një sure tjetër me zë në dy rekatet e para. Kjo vlen si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit