Pyetje: Mesuse sot eshte viti i ri i hixhrit a lejohet me ia uru ndokujt?
Përgjigje nga Adelina Kuçana:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit Të botërave. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij.
Jo, nuk lejohet.
Nuk kemi asnjë argument që dëshmon se sahabët e kanë uruar njeri- tjetrin për fillimin e vitit të ri hixhrij. Themi sahabët, sepse ata e kanë vendosur kalendarin islamik.
– Këtu vlen të përmendet që Umeri -radiallahu anhu- ka e vendosur kalendarin që të fillojë nga koha e hixhretit te Profetit -salallahu alejhi ue selem- dhe jo me vitin e ditëlindjes së tij, siç bëjnë të krishterët për të qënë mësim për umetin musliman që të jetë popull pune dhe arritje dhe jo popull datash.
Urimi i vitit të ri është diçka e re që është marrë nga të krishterët të cilët urojnë për vitin e ri dhe e festojnë atë.
Profeti – salallahu alejhi ue selem – na ka paralajmëruar që të mos jemi pasues të tyre..
https://t.me/AdelinaKucana