0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A ka ndonjë argument nga Kur’ani apo hadithi që na tregon për lëvizjet e tepërta gjatë namazit?

Më të lexuarat

Pyetja thotë: A ka ndonjë argument nga Kur’ani apo hadithi që na tregon për lëvizjet e tepërta gjatë namazit?

Përgjigja:  Sa i përket kësaj pyetje për lëvizjet në namaz nuk ka ndonjë ajet apo hadith të drejt për drejt mbi këtë çështje, mirëpo dijetarët duke pasur parasysh porosit që Muhamed alejhi selam, i ka dhën për namazliun se si ta përjetoj namazin dhe si ta arrij përuljen në namaz, kanë ardh në përfundim se këto lëvizje në namaz bien ndesh me gjendjen e namazliut, d.m.th edhe me qenë i përulun në namaz, edhe me qenë i përkushtun, edhe i nënshtrun dhe me lëviz shumë këto nuk shkojnë bashkë njëra me tjetrën (kjo në mënyrë të përgjithshme).

Kanë ardh disa hadithe që flasin tërthorazi për lëvizjet në namaz, p.sh hadithi ku tregon rastin kur një sahabi ka hyrë në xhami dhe ka parë Muhamedin alejhi selam dhe shokët e tij në namaz duke shkuar në ruku dhe ky prej derës së xhamisë ka marrë tekbirin dhe ashtu në ruku ka ecë deri te safi, e Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë: “Mos vepro më kështu!”

Arsyeja se këto lëvizje bien ndesh me përuljen në namaz, pastaj është përmendur për lëvizjet e syrit në namaz. Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) Ka thënë: “Le të ndalin ata që i ngrenë shikimet nga qielli gjatë namazit, ose nuk do t’u kthehet më (të shikuarit).” (Muslimi), pra si dënim që nuk po përkushtohen në namaz por bëjnë lëvizje me sy.

Pastaj në hadithin tjetër Muhamedi alejhi ue selem thotë: ” Kur thirret ezani për namaz, shejtani ikën dhe bën zhurmë që të mos e dëgjojë thirrjen e ezanit, kurse kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet.  Kur bëhet ikameti, ai prapë ikën, kurse kur përfundon ikameti, ai kthehet dhe e ngacmon njeriun duke i thënë: “Kujto këtë dhe kujto këtë!”  Prej gjërave që nuk i kujtonte, saqë njeriu nuk e di më se sa ka falur.”( Transmeton Bukhari dhe Muslimi)

Që do të thotë lëvizja e syve apo e kokës ngapak janë prej lëvizjeve të shejtanit, përmes të cilave do që me këto lëvizje me ia humb besimtarit koncentrimin në namaz.
Muhamedi alejhi ue selem i ka bër disa lëvizje në namaz, por krejt këto lëvizje kanë qenë në nevoj, njërin prej rasteve i ka zbathur sandalet, sepse ka zbrit Xhibrili dhe i ka treguar se ka papastërti në to dhe i ka zbathur duke qenë në namaz. Me një rast tjetër, në namazin e nxënjes së diellit Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, e ka zgjatur dorën dhe ka ecur një hap para dhe pas pak është tërhequr një hap prapa lëvizje gjatë namazit, por pastaj ka spjeguar se ka parë xhenetin dhe xhehenemin. Gjithashtu për t’ua spjeguar faljen e namazit besimtarëve ka hipur në minber, pastaj për sexhden ka zbritur posht, krejt këto kanë qenë lëvizje në nevojë.
Gjithashtu rasti tjetër kur gjatë namazit e ka mbajtur në krah vajzën e Zejnepes, pra kur është ngrit në këmb, kur është shku në ruku dhe në sexhde e ka mabjtur në krah, këto lëvizje dijetarët i kanë cilësuar lëvizje që nuk bien ndesh me sheriatin dhe nuk e zbehin përkushtimin ndaj namazit dhe gjithashtu këto momente dijetarët i kanë cilësuar lëvizje të nevojshme.
Këto janë argumentet e përgjithshme, pastaj Allahu në Kur’an thotë: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre”(Surja Muminun, 1-2) andaj këtë përulësi dhe përkushtim në namaz nuk mundet me arrit ai që bën lëvizje shumë.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit