3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A është vetëvrasja, pavarësisht nga mënyra dhe shkaku, një prej gjynaheve më të mëdha?

Më të lexuarat

Përgjigja:

Vetëvrasja, pa marrë parasysh mënyrën apo shkakun për të cilin bëhet, është një prej gjynaheve më të mëdha.
Allahu, subhanehu ue Teala, thotë:
﴿وَمَن يَقۡتُلۡ مُؤۡمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَٰلِدًا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمًا﴾ (٩٣)
“Kush vret qëllimisht një besimtar, do të ketë si shpërblim xhehennemin, ku do të mbesë përgjithmonë. Zemërimi dhe mallkimi i Allahut do të jetë mbi të e Ai ka përgatitur për të një dënim të dhembshëm.” (En-Nisa: 93)

Ndërsa Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehennemit, ku do të mbetet përgjithmonë”.

Shkaku kryesor që e çon njeriun në vetëvrasje, zakonisht, është paaftësia e tij për të përballuar problemet dhe fatkeqësitë e ndryshme të jetës. Ky njeri mendon se duke i dhënë fund jetës, do t’u japë fund problemeve të tij, gjë që nuk është e vërtetë, pasi me këtë gjë ai nuk bën asgjë tjetër, pos që kalon nga shiu në breshër.

Nëse ai do të tregohej i duruar, nuk do të ishte e largët dita kur, me ndihmën e Allahut, subhanehu ue Teala, do të vinte fundi i kësaj periudhe të vështirë të jetës së tij, sepse është e pamundur që jeta e njeriut të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

/Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit