4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është mëkat, pasi, herë pas herë ndjej zili ndaj shokut tim?

Më të lexuarat

Pyetje: Selam alejkum, hoxhë. Shpesh më brenë një çështje por s’kam pas fuqi t’ia përmendi askujt. Bëhet fjalë për një ndjenjë keqdashëse që herë pas herë e ndiej për një mikun tim, si puna e një zilie, mirëpo unë këtë e urrej. Më tregoni a kam mëkat për këtë, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nuk ka dyshim se zilia është një mëkat i madh, i shëmtuar dhe shumë i neveritur. Tekstet fetare që ndalojnë këtë ves janë të shumta. Allahu na ka urdhëruar të mbrohemi nga sherri i ziliqarit dhe këtë e ka përmendur në fund të sures Felek, ajeti 5, pasi që përmendi shumë sherre tjera për të treguar – siç thonë dijetarët e tefsirit – se zilia është e keqja e fundit pas së cilës nuk ka të keqe. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, në mënyrë që të arrihet vëllazëria islame porositi ithtarët e tij “të mos keni zili njëri tjetrin” (Buhariu)

Mirëpo, ç‘është zilia dhe cilat janë rrethanat e saj?

Zilia është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.

Nga ky definicion kuptojmë se vetëm dëshira keqdashëse është mëkat i madh. Nëse merren hapa konkret në këtë drejtim, pra, që t’ia shkatërrojmë disa të mira atij që i posedon ato, atëherë kemi të bëjmë me zullum dhe shtypje që janë mëkate tjera të mëdha.

Nëse dikujt i vjen në mendje ndjenja e zilisë dhe ai nuk e ushqen atë, nuk flet dhe nuk vepron në bazë të tyre, atëherë shikojmë së ç‘ka e pengon këtë ziliqar nga ndërmarrja e hapave konkrete kundër atij ndaj të cilit ka zili. Nëse pengesa kryesore e tij është pamundësia për t’i bërë keq, atëherë kjo ndjenjë llogaritet mëkat i madh dhe ai duhet një orë e më parë të distancohet nga ajo. Mirëpo, nëse pengesa kryesore është devotshmëria dhe ai thjeshtë ato mendime nuk i do dhe i urren, atëherë, nuk ka mëkat për atë ndjenjë sepse ai nuk mund të kontrollojë mendimet që i vijnë herë pas here. Mjafton që t’i luftojë ato. Këto shpjegime janë marrë nga Fethul Bari 10/482

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit