0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A është i saktë hadithi që thotë se kush e këndon Ajetul Kursinë pas çdo namazi farz, mes tij dhe xhenetit është vetëm vdekja?

Më të lexuarat

Pyetja:

Hadithi: “Kush e këndon pas çdo namazi farz Ajetul Kursinë, mes tij dhe xhenetit është vetëm vdekja.” A është hadith i saktë dhe a duhet të thuhet Ajetul Kursia pas namazit farz?

Përgjigja:

Esselamu alejkum
Hadithi: ‘kush e kendon pas cdo namazi farz ajetul kursin mes tij dhe xhenetit eshte vetem vdekja’ a eshte hadith i sakt dhe a duhet te thuhet ajetul kursia pas namazit farz.?!

Përgjigja
Hadithi që e keni përmendur e transmeton Nesaiu dhe të tjerët, ndërsa shejh Albani e ka konsideruar të saktë, shih: sahihul Xhami’ (6464).

Në bazë të këtij hadithi, dijetarët preferojnë që ky ajet të lexohet çdoherë pas farzit të çdo namazi, dhe shpresohet që personi i cili i përmbahet kësaj, të arrijë mëshirën e Allahut, normalisht nëse është i përqendruar në fe dhe praktikues i denjë i saj.
Është e rrugës që këtë sunet t’ua tregojmë edhe tjerëve, ngase shumë njerëz te ne nuk e thonë pas namazit farz, por e thonë pas sunnetit nëse farzi ka sunnet pas, bazuar në medhhebin hanefi, por ky hadith sqaron drejtpërdrejtë kohën se kur thuhet ky ajet, andaj duhet vepruar sipas aludimit të hadithit.

Allahu e din më së miri.

Mr. Xheladin Leka
Zürich, Zvicër.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit