-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është e lejueshme për një grua të kërkojë shkurorëzim nga burri pa arsye valide?

Më të lexuarat

Kërkimi i gruas shkurorëzim nga burri i saj pa arsye valide

Shumë gra nxitojnë për të kërkuar shkurorëzim (divorc) nga burrat e tyre kur mes tyre ndodh edhe ndonjë mosmarrëveshje e vogël si p.sh. kur gruaja kërkon divorcin nëse burri i saj nuk i ka dhënë atë që do ajo nga pasuria. Ndodh që ndonjëri nga të afërmit e saj e inicon atë për këtë punë.

Ndodh që ndonjëherë të sfidojë burrin e saj me shprehje që shkaktojnë zemërim, siç janë shprehjet: nëse je burrë, më shkurorzo! Dihet se nga shkurorëzimi ka pasoja të këqija siç është ndarja dhe çrregullimi i familjes, shpërndarja e fëmijëve etj. Ndoshta pendohet atëherë kur më nuk bën dobi pendimi. Mu në këtë del në shesh urtësia e ndalimit të kësaj gjëje në sheriat. Nga Theubani, radijall-llahu anhu: “Ajo grua që kërkon prej burrit të saj divorcin pa ndonjë arsye, nuk do të mund ta ndjejë erën e Xhennetit. “¹

Dhe transmetohet nga Ukbe ibën Amir, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë gratë që kërkojnë shkurorëzim dhe ato që ikin, (nga burrat e tyre) ato janë dyftyrëshet.”²

Nëse ka ndonjë arsye valide (sipas sheriatit) si lënia e namazit, konsumimi i pijeve alkoolike dhe drogës nga ana e burrit, apo ku ai e urdhëron të bën ndonjë vepër të ndaluar, i bën padrejtsi duke e rrahur apo e ndalon nga të drejtat e saj ligjore (të fesë islame), dhe kur këshilla nuk ka bërë dobi dhe nuk shihet përmirësimi tek ai, atëherë nuk ka ndonjë mëkat që gruaja të kërkon shkurorëzimin që të shpëtojë veten dhe fenë e saj.

¹ Ahmed 5/277. Sahihul-xhami 2703.

²Taberaniu në “El-Kebir” 17/339. Sahihul-xhami 1934.

Nga Shejh Salih el-Munexhid

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit