1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A është e lejuar që fëmijët të jenë në rreshtin e parë?

Më të lexuarat

Pyetja: A është e lejuar që fëmijët të jenë në rreshtin e parë?

Përgjigjja: Po, është e lejuar që fëmijët të jenë në rreshtin e parë, edhe nëse ata e ndajnë rreshtin, sepse ata janë njerëz dhe jo gurë apo shtylla. Prandaj, ata nuk e ndërpresin rreshtin dhe nuk lejohet që dikush t’i largojë ata nga vendi i tyre – madje edhe nëse janë menjëherë pas imamit në rreshtin e parë. Nuk është e lejuar për askënd t’i largojë nga vendi i tyre, sepse Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Kush arrin i pari në një vend që nuk i është zënë nga një mysliman tjetër, ai ka më shumë të drejtë mbi të.”

Gjithashtu, largimi i tyre dhe dëbimi nga ky vend çon në krijimin e një ndjenje urrejtjeje ndaj xhamisë dhe njerëzve të saj. Për më tepër, dëbimi i tyre mund të çojë në armiqësi mes prindërve të tyre dhe atyre që i dëbojnë. Largimi i tyre mund të bëjë që fëmijët të mblidhen në një rresht të vetëm, gjë që mund të sjellë më shumë shqetësim dhe shpërqendrim për njerëzit.

Sa i përket thënies së Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Të më afrohen më të mençurit dhe të urtët prej jush,” sigurisht, kjo thënie është e rëndësishme dhe ka përparësi mbi çdo thënie tjetër përveç asaj të Allahut të Lartësuar.

Por cili është kuptimi i hadithit?

A tha Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Mos më afroheni, përveçse ju të mençurit dhe të urtët”?

Jo, kuptimi është se ata që janë të mençur dhe të urtë duhet të përparojnë për t’u afruar, në mënyrë që ata të jenë ata që janë pranë tij. Pra, ka një dallim mes thënies:

“Mos më afroheni, përveçse ju të mençurit,”

dhe thënies:

“Të më afrohen më të mençurit.”

Burimi: Shejh Ibn Uthejmin / "Likaatul bab el meftuh," takimi nr. 106.
Përkthim: Hoxhë Sinan Rushiti

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit