1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është e lejuar përdorimi i këtyre lloj bizhuterive?

Më të lexuarat

Pyetje: Çështja është kjo: në trevat tona, nuset përdorin flori të cilin do t’ua dërgojmë në foto (shih foton lartë). Ato janë në forma të ndryshme, si varëse në qafë, unaza, ose vathë. Në njërën anë të këtyre bizhuterive është vizatuar një fytyrë, p.sh. Ataturku ose Franz Jozefi, ndërsa në anën tjetër ndodhet një shqiponjë ose një kryq.
Ju lutem, na sqaroni këtë çështje: a është e lejuar përdorimi i këtyre lloj bizhuterive?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Në fenë tonë, është i ndaluar përdorimi i bizhuterive që përmbajnë figura të njerëzve, simbole të ndryshme, si kryqe ose shqiponja apo çfarëdo forme tjetër që mund të përcjellë mesazhe ose kuptime të papajtueshme me parimet islame.
Në këtë pyetje janë përmendur disa problematika të cilat do t’i sqarojmë si më poshtë vijon:

✿ 1. Bizhuteritë me fytyra të njerëzve (si, p.sh., Ataturku, Franz Jozef):
Në Islam, ka ndalesa të qarta për mbajtjen apo promovimin e simboleve që përfaqësojnë idhujtari ose figura të gjalla. Nëse këto figura përfaqësojnë personalitete që kanë qenë armiq të Islamit ose kanë promovuar ide që bien ndesh me Teuhidin (Njësimin e Allahut), atëherë përdorimi i tyre në bizhuteri është një formë e heshtur pranimi ose promovimi të tyre, që është e ndaluar.

●–Profeti Muhamed ﷺ ka ndaluar figurat dhe portretet, sidomos ato që mund të kenë një ndikim të fortë te njerëzit, duke u bërë burim krenarie ose idhujtarie. Ai ﷺ ka thënë:
“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka figura apo qenie të gjalla të vizatuara.”
(Buhariu dhe Muslimi).

●–Imam Ibn Muflih El-Hanbeli dhe të tjerë kanë shprehur qartë se mbajtja e sendeve me figura të krijesave me shpirt është e ndaluar, qoftë për burrat apo gratë, për shkak të imazhit. Ky ndalim nuk ka të bëjë me floririn, i cili është i lejuar për gratë, por me prezencën e figurave.

✿ 2. Kryqi në bizhuteri:Nëse në bizhuteritë në fjalë ka simbole kufri, si kryqi në çdo formë qoftë, përdorimi i tyre është i ndaluar për një musliman, sepse përfaqëson një besim që bie ndesh me Teuhidin. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos i përzini të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën, ndërkohë që e dini.” [El-Bekare: 42].
Profeti ﷺ ka ndaluar mbajtjen ose pranimin e çdo simboli që lidhet me kufrin (mosbesimin).

✿ 4. Nëse këto bizhuteri janë të shtrenjta dhe nuk kanë ndonjë qëllim të dobishëm, atëherë konsiderohen si shpërdorim, sepse Islami i udhëzon muslimanët të shmangin shpenzimet e tepërta për zbukurime luksoze dhe të përqendrohen te përdorimi i pasurisë për qëllime që sjellin dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Mos shpenzoni pa masë (israf). Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që shpenzojnë pa masë.” [El-En’am: 141]

●–Nëse këto bizhuteri mbahen për t’u dukur ose për madhështi, atëherë ky është një tjetër problem, që është rënia në mendjemadhësi dhe kërkimi i lavdërimeve nga njerëzit, çka është e ndaluar në Islam.

●–Të investosh në sende të panevojshme për zbukurim, sidomos në shoqëri ku ka njerëz të varfër dhe në nevojë, mund të jetë një formë e padrejtësisë shoqërore dhe shpërdorimit të mirësive që Allahu ka dhënë.

✿ 5. Këshillë për nuset dhe familjarët e tyre:
– Nuset muslimane duhet të kujdesen që zbukurimet e tyre të jenë të thjeshta dhe të pastra nga çdo simbol që përfaqëson ideologji apo besime të tjera. Përdorni bizhuteri pa figura ose simbole kufri dhe mos i tejkaloni kufijtë e modestisë.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit