4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A bie në kundërshtim zbulimi shkencor i gjinisë së embrionit me ajetin kuranor që flet për dijen e Allahut?

Më të lexuarat

Pyetja: Në një prej ajeteve kuranore thuhet se vetëm Allahu [subhanehu ve teala] është Ai që e di çfarë ka në barkun e gruas para se të lindë. Sot, mjekësia ka arritur që përmes mjeteve moderne të zbulojë gjininë e embrionit para lindjes së tij. Si mund të shpjegohet kjo gjë?

Përgjigjja:
Dija e Allahut [subhanehu ve teala] për atë që gjendet në barkun e gruas është pjesë e qenies së Tij. Kjo do të thotë se Ai e di këtë gjë vetvetiu, ndërsa njerëzit mund ta mësojnë vetëm nëpërmjet mjeteve apo metodave të ndryshme. Zbulimi i gjinisë së embrionit para lindjes së tij është i ngjashëm me parashikimin e eklipseve të diellit apo hënës, që astronomët mund ta bëjnë shumë kohë para se të ndodhin, përmes llogaritjeve.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk i’a zbulon atë askujt përveç të dërguarve që ka zgjedhur.”(El-Xhinn, 26-27). Nga ky ajet kuptojmë se edhe Pejgamberët, që janë njerëzit më të zgjedhur, dinë nga Dija e Fshehtë vetëm atë që u ka shpallur Allahu [subhanehu ve teala]. Dija e Tij është pjesë e pandarë e qenies së Tij. Pra, njohja e diçkaje që më parë ishte e panjohur përmes çfarëdolloj mënyre apo mjeti nuk konsiderohet si dije e fshehtë.

Allahu [subhanehu ve teala], kur thotë se di çfarë ka në barkun e gruas, nuk ka parasysh vetëm gjininë e embrionit, por gjithashtu çfarë do të bëhet me të në të ardhmen. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta zbulojë, sado të përparojnë mjetet e saj.

Shejh Muhammed Nasiruddin Albani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit