-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

A bëhen rrobat të papastra nëse unë bëj gjumë me to?

Më të lexuarat

asian senior man lying on bed sleep well with smile in bedroom at home

Pyetje: A bëhen rrobat të papastra nëse unë bëj gjumë me to?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Parim themelor në lidhje me rrobat është që ato janë “Tahir” të pastra, përveç nëse ndonjë papastërti ka rënë mbi ta, në të cilin rast ato duhet të pastrohen.

Mirëpo duke fjetur në rroba nuk i bëjnë ato të papastra, ato mbeten të pastra derisa të bëhet e sigurt se ka mbi ta papastërti.

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Parimi bazë në lidhje me një person të veshur me rroba është se ai (dhe ato) janë të pastër për aq kohë sa ai nuk është i sigurt se ndonjë papastërti ka rënë mbi trupin e tij apo rrobat. Ky parim themelor është mbështetur nga fjalët e të dërguarit (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), kur një njeri iu ankua atij se ai ndjeu diçka gjatë namazit të tij – pra mëdyshje prej tij se i ka dalë erë. Ai tha: “Mos ndalo (duke u lutur) deri sa të dëgjoni një tingull apo të vëreni një erë“. Nëse individi nuk është i sigurt për këtë, atëherë parimi bazë është se ai mbetet i pastër. Ai mund të mendojë se ka shumë të ngjarë se rrobat e tija janë ndotur me papastërti, por përderisa ai nuk është i sigurt për këtë, parimi bazë është se ai mbetet i pastër.”

 

Ibn Uthejmin “Mexhmu’ Fetava” 11/107
Islamqa.com
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit