2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çka është Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK)?

Më të lexuarat




Publikut i ka rënë të dëgjojë shpesh për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Sidomos përdoret nga agjencitë e statistikave të huaja të të gjitha vendeve për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë.

IHÇK përdoret edhe nga INSTAT dhe ATK, institucionet zyrtare të statistikave të Shqipërisë dhe të Kosovës (shembull: INSTAT ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit…).

Por, çka është saktësisht Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit?

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve, të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e një vendi.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar./buletini/



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit