3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

4 rregulla për të punuar më mirë dhe të përqendruar në aktivitetet e rëndësishme

Më të lexuarat

Cal Newport, profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Georgetown, është edhe një nga autorët më të respektuar në botën e rritjes dhe produktivitetit personal. Ai ka botuar disa libra në të cilët ka trajtuar temën se si teknologjia ndikon në jetën tonë.

Një nga librat më të suksesshëm është “Deep Work: Rules for Focused Success in a Distracted World”.

Në botën e sotme të hiperlidhur, ne kemi humbur aftësinë për t’u përqendruar në detyrat që përfshijnë një përpjekje të thellë njohëse. Libri na mëson se si të gjejmë përqendrimin, krijimtarinë dhe na ndihmon t’i përkushtohemi vërtet asaj që po bëjmë.

Cal Newport shpjegon me shembuj nga studimet shkencore, se është e nevojshme të fitoni aftësinë për t’u përqendruar në një detyrë në një kohë dhe ta bëni atë pa shpërqendrime.

Vetëm në këtë mënyrë do të mund të punoni më mirë dhe të arrini rezultate cilësore, në një kohë që do të ish e pamundur të arrihej nëse nuk i jepni përqendrimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm detyrës së zgjedhur.

Duke ndjekur gjithmonë linjën e tij të dashur të “minimalizmit dixhital”, ai thekson se komunikimi i shpejtë dhe prania aktive në rrjetet sociale janë armiq të përqendrimit në afat të gjatë, pavarësisht se këto strategji shpesh konsiderohen më të rëndësishme se puna intensive dhe e përqendruar.

Qëllimi kryesor i librit është të nxisë lexuesin të ndërgjegjësohet më shumë se si funksionon vëmendja, duke reduktuar fuqinë shpërqendruese të të gjitha gjërave që na shqetësojnë 24 orë në ditë (njoftime, email-e, mesazhe etj.).

“Deep Work arrin dy objektiva madhore: I pari është ofrimi i praktikave konkrete njerëzve ambiciozë, pa rënë në klishe sipërfaqësore. I dyti është se Newport arrin t’i shpëtojë mendimit mbizotërues të kompanive të mëdha, të cilat nxisin punonjësit për lidhje të vazhdueshme, pa u dukur si një vetmitar”, thuhet në recensën e “New York Times” mbi këtë libër. 

Libri zbulon 4 rregulla që mund të ndryshojnë përgjithnjë zakonet dhe jetën tonë.

Rregulli nr. 1 – Zvogëloni konfliktin. Për të punuar me përqendrimin maksimal është mirë të ndalni për një moment dhe të mendoni rreth “përgjigjjes së menjëhershme të një email-i që e konsiderojmë të rëndësishëm dhe vazhdimit të punës pa u shpërqendruar, për të arritur rezultatet më të mira të mundshme”.

Për të zhvilluar një zakon përqendrimi, njeriu duhet të shkojë përtej qëllimeve të mira dhe të zgjedhë praktika dhe rituale të punës të krijuara, për të zvogëluar në minimum sasinë forcës së vullnetit të nevojshëm për të hyrë në një gjendje përqendrimi të pandërprerë dhe për ta ruajtur atë. Për shembull, përcaktoni se ku punoni, për sa kohë dhe si.

Rregulli nr. 2 – Pranoni mërzinë. Pikërisht, ashtu si atletët duhet të kujdesen për trupin e tyre, edhe kur nuk stërviten, kështu është për të gjithë edhe më e vështirë për t’u përqendruar në mënyrë intensive nëse e kaloni pjesën tjetër të kohës, duke ikur nga mërzia më e vogël. Nëse sa herë që mërziteni e largoni mërzitjen, duke i hedhur një sy të shpejtë telefonit, atëherë truri me siguri ka pësuar një ndryshim dhe ka arritur në një pikë ku nuk është më në gjendje të përqendrohet intensivisht.

Rregulli nr. 3 – Bëhuni minimalist dixhital. Është e nevojshme t’i braktisni rrjetet sociale, duke refuzuar të qenët online në mënyrë të vazhdueshme, burim konstant shpërqendrimesh. Mos e përdorni internetin si një mjet i kudondodhur argëtimi. Dhe nëse ju duhet ta përdorni internetin gjatë kohës së punës për qëllime produktive, zbatoni strategji për të parandaluar humbjen e përqendrimit

Rregulli 4 – Reduktoni orët tuaja të punës dhe do të shihni se do të arrini më shumë. Është e nevojshme të zvogëloni në minimum aktivitetet sipërfaqësore që marrin në zotërim shumë orë të ditës suaj të punës duke planifikuar çdo minutë dhe duke vendosur sasinë e përqendrimit të nevojshëm për çdo aktivitet. Pra, ndoshta në vend që të punoni 8 orë, do të punoni 5, por intensivisht./Forbes/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit