4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

3 hapa për të mos krijuar varësi ndaj punës

Më të lexuarat

Dëshironi të ekuilibroni jetën tuaj, por e keni të vështirë të vini kufi midis jetës dhe punës? Psikologjia mund të ndihmojë.

Në të shkuarën, koha e lirë pas pune ishte një simbol krenarie dhe statusi, pasi grupet që punonin më shumë gëzonin më shumë privilegje.
Por, gjatë katër apo pesë dekadave të fundit, diçka ndryshoi.

Nëse ishte kultura e mbingarkesës në punë, vështirësitë të nxitura nga një ekonomi gjithnjë e më të ashpër, reagimi kundër etikës së viteve ’60, ose ndonjë kombinim i këtyre faktorëve, mbetet fakti se deri tani, ne po jetojmë në epokën e varësisë nda punës.

Por diçka ka filluar të ndryshojë. Nga të gjitha efektet e çuditshme të pandemisë, nga inflacioni i çmendur deri tek kthimi në refuzimin për t’iu rikthyer punës në zyrë, rezultati është se amerikanët më të suksesshëm papritmas po punojnë më pak.

Një studim i fundit i Universitetit të Uashingtonit zbuloi se burrat me të ardhura më të larta dhe ata më të arsimuarit, punuan 77 orë më pak në vitin 2022 krahasuar me vitin 2019, ose 1.5 orë më pak çdo javë. Pse? Arsyeja më e mundur është se pandemia na bëri më pak ambiciozë.

“Ethet e punës me pasion më në fund po shpërbëhen”, deklaroi gazetari Derek Thompson. “Shumë punonjës zyre thonë se si pasojë e ngjarjeve të tre viteve të fundit kanë riorganizuar prioritetet e tyre duke u treguar atyre se çfarë u mungonte.

Gjithnjë e më shumë punonjës “po i thonë jo punës jashtë orarit, ose madje po marrin shkurtime pagash për një ekuilibër më të mirë jetë-punë.”

E vërteta e fshehur pas punonjësve  “të fortë”

Por edhe pse obsesioni ynë kolektiv me punën mund të jetë duke u pakësuar, gjithmonë do të mbetet një nëngrup punonjësish që janë “jashtëzakonisht të fortë”.

Siç vuri në dukje profesori i Harvardit, Arthur C. Brooks në një rubrikë të kohëve të fundit në median “Atlantik”, workaholism nuk ka të bëjë vetëm me kulturën dhe ekonominë. Shpesh ka të bëjë edhe me përballimin e dhimbjes personale.

Brooks përdor si shembull kryeministrin britanik shumë depresiv dhe gjithashtu shumë punëtor, Winston Churchill. “Por varësia e Çurçillit ndaj punës, nuk ishte kundër vuajtjes së tij, por për shkak të saj” – argumenton Brooks.

“Ai e shpërqendroi veten me punën. Shkurtimisht, kërkuesit sot zbulojnë se varësia ndaj punës është një varësi e zakonshme në përgjigje të shqetësimit.”

Disa njerëz të prirë ndaj ankthit dhe depresionit “vetëmjekohen” me verë ose substanca të ndaluara. Të tjerë me stërvitje, Netflix ose ushqim. Dhe disa e bëjnë këtë me punë.

Ky nuk është një argument i ri. Shumë studiues kanë theksuar se ritmi i punës i tipit të Elon Musk, është zakonisht një shenjë shqetësimit psikologjik, ku përfshijnë të paktën një nga ish-gratë e Musk.

Pra, ndërsa pandemia mund të ketë bërë shumë prej nesh të rimendojmë qasjen ndaj punës, një grup njerëzish do ta kenë të vështirë për të mbyllur laptop-in edhe pasi të kenë kuptuar se orët e tyre të çmendura janë të pashëndetshme.

Një plan me 3 hapa për të mposhtur përfundimisht dëshirën tuaj për punë

Ashley Whillans, eksperte në përdorimin e kohës në Universitetin e Harvardit, paraqet një plan me tre hapa.

1. Verifikoni kohën. “Për disa ditë, mbani një regjistër të kujdesshëm të aktiviteteve tuaja kryesore, punën, kohën e lirë, punët e kryera, si dhe sa kohë keni shpenzuar për secilën prej tyre dhe si jeni ndier.

Vini re aktivitetet që ju sjellin humorin dhe kjo do t’ju japë dy informacione: sa jeni duke punuar dhe çfarë ju pëlqen të bëni kur nuk jeni duke punuar.

2. Programoni kohën tuaj joproduktive. Ata që duan të punojnë, nuk duhet të lënë hapësirë bosh në kalendarët e tyre. Duke punuar edhe në kohën e lirë, pakësohen orët që mund të kaloni me fëmijët. Bllokoni kohën në ditën tuaj për aktivitete të tjera, ashtu siç bëni për takimet.”

3. Programoni kohën e lirë. “Koha e pastrukturuar është një ftesë për t’u rikthyer në punë ose në aktivitete pasive që nuk janë të mira për shëndetin fizik dhe mendor, si rrjetet sociale ose televizori. Ju ndoshta keni një listë detyrash që është e organizuar sipas rëndësisë.

Bëni të njëjtën gjë me kohën e lirë, duke planifikuar argëtime. Nëse ju pëlqen të telefononi mikun tuaj, mos e lini kur të keni kohë, planifikojeni atë dhe ndiqni planin.

Brooks këmbëngul se ky program i thjeshtë ka sjellë një “ndryshim të lojës” për të.

Nëse jeni një nga ata njerëz që dëshironi të kontrolloni dhe kufizoni punën tuaj që nga pandemia, por e keni të vështirë ta bëni këtë për arsye psikologjike, ndoshta ky artikull mund t’ju ndihmojë./inc/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit