16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zbulohet Skoda Octavia vRS sportiv i ri

Më të lexuarat

Skoda ka zbuluar disa foto të një model të Octavia të ridizajnuar, i cili vjen me më shumë fuqi e teknologji të avancuar.

Ndryshimi i Octavia vRS nga Octavia i zakonshëm, janë disa vija dalluese nga para-mbrapa në trup, e me më shumë vrima të ajrimit, që e bënë këtë model të duket shumë më sportiv.

Dizajni i vRS përfshinë rrotat 18 apo 19-inch, ndërsa do të jetë më i ulët për 15mm e më i gjerë për 30 mm se modeli standard, ndërsa interierin kompania e Skoda ka vendosur që të mos e zbulojë.

Motorin do ta ketë sikurse modeli standard, 2.0 litërsh TSI turbo, por që prodhon 10 kuaj fuqi më shumë, përkatësisht 227 kuaj fuqi, që bën që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 1 sekondë më shpejtë se modeli i mëparshëm.

Çmimi për Octavia vRS e përditësuar ende nuk është zbuluar, ndërsa pritet që të zbulohet zyrtarisht në vitin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit