15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Bushati: Toleranca fetare, leksion për Evropën

Më të lexuarat

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, ka thënë të martën në Prishtinë se shoqëria shqiptare është kthyer në eksportuese të sigurisë dhe ka përmendur një veçori në luftën kundër terrorizmit, për të cilën ka thënë se po u shërben të tjerëve si leksion. Është kjo toleranca ndërfetare.

Bushati e ka mbajtur fjalën hyrëse në panelin e parë të konferencës së ambasadorëve që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës. Diskutimi i parë është bërë në temën për sigurinë e Kosovës dhe marrëdhëniet e reja me NATO-n. Konferenca nuk ka qenë e hapur për media, mirëpo, për zhvillimet e një dite më parë në Turqi, Gjermani dhe në Zvicër, si dhe ndikimin e tyre në rajon, kreu i diplomacisë shqiptare i ka shprehur pikëpamjet në një prononcim për “Kohën Ditore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit