Vaji i Ullirit dhe Ulliri

0
51

“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

Ky betim i Allahut të Madhëruar përkëto dy pemë jep të kuptohet qartazi rëndësia që kanë këto pemë dhe dobia e madhe e tyre, sepse sikur të mos kishin ndonjë vlerë të veçantë,nuk do t’i kishte veçuar Allahu me betim.

Ulliri është ndër pemët më të vjetra që njeh njerëzimi.Ulliri është përmendur në librat e vjetër kinezë, siç ështëpërmendur edhe në Tevrat, Zebur, Ingjil dhe Kuran. Bile në Kuran është përshkruar si pemë e bereqetshme. Ulliri ka përmbajtje të madhe vitaminash të ndryshme a, b, c si dhe kripëra të shumta. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut.

Prej kohësh ka qenë e njohur se ulliri të jep oreks ose ta shton oreksin për të ngrënë, se forcon stomakun dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, etj.

Vaji i ullirit mund te përdoret edhe si melhem për lyerje, forcon flokët idhe ndalon të thinjurit, atyre që u bien flokët mund te lyejnë për dhjetë minuta rrënjët e flokëve çdo mbrëmje pastaj ta mbështjellin kokën tërë natën e të nesërmen në mëngjes t’i lajnë flokët, perdeoret edhe për shërimin e plasaritjeve të duarve. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës.

Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndihuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara./pertymoter.net/koha