16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sergio Romero portieri i ri i Manchester United

Më të lexuarat

Romero ka veshur fanelën e Argjentinës 62 herë dhe ka luajtur në finalen e Botërorit 2014 në Brazil
 
Klubi Fudbollistik Manchester United njoftoi se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me portierin argjentinas, Sergio Romero, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Portieri 28 vjeçar më parë ka punuar me trajnerin e United, Louis Van Gaal në AZ Alkmaar. Në Old Trafford erdhi për të përforcuar konkurrencën me David de Gea, ndërsa Victor Valdes do të vendoset në listën e transfereve pas refuzimit për të mbetur si rezerv gjat sezonit të kaluar.
 
Van Gaal për Romero tha se është portier shumë i talentuar dhe se është i lumtur që tani është pjesë United-it.
 
Romero ka veshur fanelën e Argjentinës 62 herë dhe ka luajtur në finalen e Botërorit 2014 në Brazil.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit