9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Saimir Tahiri dhe Ergys Fasllia: të parin ka kush ta mbrojë, të dytin askush

Më të lexuarat

Pasi e mbajti më shumë se një vit në burg, gjykata e liroi më së fundi berberin nga Shkodra mjekërparruar, të cilin së bashku me dhjetra të tjerë i morrën dhe i plasën në qeli fët e fët, me sigurinë se kanë vënë në shënjestër ekipin izraelit që do të luante në Shkodër.

Madje u quajt një arritje e policisë fakti që ishte arritur të shmangej një atentat. Mënyra se si iu servir opinionit nga policia, nuk linte vend për dyshime. Po, ata donin të bënin gjëmën. Policia kishte për kokë Saimir Tahirin, njeriun që sot i trembet burgut për tmerr, edhe pse çdo tjetërkush jo si ai do kishte rënë brenda pa një pa dy, me këtë lloj drejtësie që kemi. Dhe politike gjithashtu.

Se ja, Fasllia u lirua. E kanë kaluar në arrest shtëpie, kuptueshëm për ta amortizuar disi daljen bllof pa asnjë provë. Por kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është se ndërsa Saimiri pati një parti pas për mos e lënë që të binte në burg “pa prova”, Ergysi nuk e kishte këtë fat. Dhe këtu nuk është fjala me patjetër për parti. Këtu është fjala për një sensitet të munguar mediatik, politik e shoqëor ndaj (pa)drejtësisë në terma gjithëpërfshirës. Saimir Tahiri i ka ta gatshme studiot për t’u shprehur, për t’u mbrojtur, madje për të folur dhe mbi të birin me lot në sy, ndërsa Ergys Fallsinë askush nuk e qas. Nuk e bën këtë as opozita, që si para një viti kur ndodhnin arrestimet e si sot, nuk ngrihet e të vë në dukje çmendurinë kur krahason dy rastet me njëra-tjetrën.

Nuk ka si ta bëjë as mazhoranca, e cila u angazhua me kuç e me maç për mos e lënë njeriun e tyre të përlyer me imazh droge që binte pas hekurave, duke argumentuar kleçkën juridike të “mosprovës” së kulluar; por që me policinë nën hyqmin e saj qeverisës, nuk ka qenë për gjë që të rraseshin brenda me dhjetra familjarë e baballarë fëmijësh, njëri ndër ta dhe Ergys Fasllia, që më pas kanë rezultuar “pa asnjë provë”.

Nuk e dimë nëse Tahiri është njohur me rastin e Ergys Fasllisë, e nëse është njohur ka ndjerë diçka, ndonjë vraje ndërgjegje teksa e ka krahasuar me rastin e vet, meqë policia nën drejtimin e tij e paska marrë “dikë pa provë”, një baba e kryefamiljar po ashtu si ai, për ta lënë një vit në qeli. Por nëse është njohur, të paktën të ketë kuptuar se përsa qeverisi, ju besua shtet e pushtet, edhe nëse nuk është përlyer kurrë me drogë, mjaft që ka mbajtur gjallë një sistem të tillë padrejtësie. Sepse policia e tij e morri nga berberhania burrin e botës, së bashku me dhjetra të tjerë, duke i çuar pas hekurave, e kuptuar që ahere, jo prej provave por prej tekave të një shteti që jeton nën paranoja. Dhe të bësh padrejtësi, është po aq e rëndë sa te trafikosh drogë.

Me daljen nga burgu të Ergys Fasllisë dje, është ngritur vetvetiu një tjetër akuzë ndaj Saimir Tahirit dhe partisë së tij qeverisëse, ajo e një padrejtësie që bën muu…/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit