9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Arti i qytetërimit islamik, thesaret e sheikëve zbulojnë pasurinë kulturore islame

Më të lexuarat

Prej thuajse 40 vitesh, Sheikh Nasser Sabah al-Ahmad al-Sabah e Sheikha Hussah Sabah al-Salim al-Sabah mbledhin vepra arti islamike nga Lindja e Mesma pre-islamike. Koleksioni i tyre përbëhet nga 35 mijë objekte dhe është me siguri një nga më të rëndësishmit në botë, jo vetëm për shumëllojshmërinë, por edhe për cilësinë e origjinalitetin e veprave.

Me rastin e festës Kombëtare të Kuvajtit më 23 shkurt 1983, koleksioni iu ofrua me kredi të përhershme Muzeut Kombëtar të Kuvajtit, ku qëndroi deri në ngjarjet famëkeqe të pushtimit të Irakut në gusht të vitit 1990.

Prej këtij pushtimi, nga ajo kohë u shpëtuan qindra objekte, të cilat bënë xhiron e botës në një turne ku qëndruan në më shumë se 20 muze të rëndësishëm të botës. Veprat e tjera të artit, u kthyen sërish në Kuvajt dhe përbënë një nga pasuritë më të mëdha të lindjes së mesme dhe më prestigjiozet e më të plotat në të gjithë botën.

1“Dar al-Athar al-Islamiyyah” (Shtëpia e Shprehjeve kulturore të Islamit), e drejtuar me përgjegjësi dhe pasion nga Sheik Hussah, nuk është vetëm një muze, por një qendër me qëllimin për të qenë aktive dhe shumëfunksionale në një qytet të vogël si Kuvajti, me një devotshmëri të madhe ndaj kulturës, karakteristikë që e bëjnë një vend unik.

Të njohësh, të kuptosh dhe të edukosh mirë janë detyra prej së cilave nuk heq dorë asnjë banor i Kuvajtit dhe secili prej tyre e cilëson si një mision kompleks e të vështirë në këto vite tensioni, përplasjesh e konfliktesh të armatosura që krijojnë pasiguri dhe frikë në vend.

2Arti është ambasadori më i mirë i kulturave dhe qytetërimeve islamike, të cilat janë mijëra vjeçare. Arti i pasur dhe i shumëllojshëm i Koleksionit të al-Sabah, përmes ekspozitës me mbi 300 vepra arti, i cili është i hapur deri më 20 shtator 2015, lejon një pjesë të madhe të publikut të afrohet me një shprehje artistike shumëformëshe, të pasur, elegante, të rafinuar dhe për shumë të tjerë, absolutisht mahnitëse. Është një sfidë dialogu dhe mirëkuptimi e njëkohësisht edhe një zbulim me vlerë.

Rrugëtimi i kësaj ekspozite është ndarë në dy pjesë. E para është kronologjike dhe prezanton në mënyrë kronologjike, historike dhe gjeografike fazat kryesore të zhvillimit të qytetërimit mysliman.

Në pjesën e dytë ilustrohen temat qendrore dhe mënyra artistike e përvojave të artit islam: format e rregullta të kaligrafist së bukur, eksplorim shkencor në fushën e matematikës dhe gjeometrisë, imagjinata e pashtershme dhe e pafund me modelet e luleve të përsëritura (Arabesque), deri në prezantimin abstrakt dhe realist të figurave të kafshëve apo njerëzve.

3Ekspozita përmbyllet me shkëlqimin e stolive të ndërtuara si vepra arti, të cilat janë kryesisht indiane, të zbuluara nga koleksioni i al-Sabah, i cili në këtë sektor është i shumtë dhe tejet cilësor, pa pasur asnjë rival të krahasueshëm në të gjithë botën.

Një mijë e katërqind vjet histori, territore që përfshijnë zonën nga Spanja e deri n Kinë, me materiale të shumëllojshme si gur, stuko, tekstile, metale, kristal, dru, qeramikë, bizhuteri e miniaturë… Me të vërtetë një ekspozitë që nuk duhet humbur dhe ku mund të mësoni pafund për artin e kulturën islame./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit