17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Nisu me bekim të Allahut edhe bëhu thirrës për te Allahu!

Më të lexuarat

 

O musliman! Nisu me bekimet e Allahut dhe bëhu thirrës për te Allahu!

Një i ri, në fillim të rinisë së tij, është bezdisur nga jeta e tij, flen e zgjohet, pastaj përsëri flen e zgjohet.

Çdo ditë e kalon në gjym e në zgjim dhe një pyetje vazhdimisht i sillet vërdallë në kokë: ç’farë është kjo jetë e cila nuk durohet?! A thua vallë kjo dynja është vetëm ngrënie, pirje, punë e mundimshme ditë e natë?!

Për çdo ditë ballafaqohet me një grumbull të madh të problemeve dhe krizave, të cilat tamam kryhet njëra, ja fillon tjetra. Kriza në punë, kriza me kolegë, kriza me fqinjët, me familjen, me miq, etj.

A thua vallë kam sëmundje psiqike? Çka mund të jetë? A kam depresion? A kam kompleks inferioriteti?

Pastaj flen e zgjohet e këto mendime.

Ishte djalosh me dituri mesatare mbi fenë edhe shkencat fetare.

I dinte përmendsh disa ajete dhe sure nga Kurani Fisnik, dinte një grumbull të haditheve të Pejgamberit, ﷺ, dinte klasfikimin e hadithit në të saktë (sahih), të dobët (daif) edhe të mirë (hasen).

Shpirtin e tij e mbushte një e vërtetë, e cila i ndihmonte të përballet me sprovat e jetës dhe vështirësitë e kohës, ai vazhdimisht e përsëriste shprehjen: besimtari sprovohet!

I jepte durim vetes me rezultate të pa sigurta.

A mundet të jem i dashur te Allahu?!

A jam i sprovuar sikur të dashurit e Allahut, të cilët i pastron me sprova?!

A nuk thoshte Pejgamberi, ﷺ: kur Allahu e do një rob e sprovon atë”?!

Edhe kjo bisedë të cilin ky i ri e bënte me veten e tij ishte problem në vete.

Jeta e tij ishte paraqitje e një krize që kishte zërë vend tek ai! Ishte një ferr i stresit, depresionit dhe pakënaqësisë.

Shkurt thënë, jeta e tij ishte valë të hutisë, zgjohej i zhgënjyer edhe e zonte gjumi pa patë shpresë për ndryshim.

Mirëpo në këtë jetë të tij të dëshpëruar dhe të errët ishte një pikë drite e vakët, i kërcente para syve të tij edhe i jepte një shkëndi shprese, me kalimin e rrugës së jetës rritej e bëhej sikur rreze e diellit dimror, i cili kur shfaqet i zhduk retë.

Kjo ishte dituria se është duke përjetuar një problem dhe se është duke jetuar në një krizë dhe se ai duhet ti gjejë këtij problemi e kësaj krize një rrugëdalje dhe një zgjidhje, edhe u nis!

U nis për të kërkuar zgjidhje!

Një herë thoshte: të filloj me tregti edhe të grumbulloj pasuri, sepse pasuria të jep lumturi, edhe këtë gjë të gjithë e shohin. Vetëm pasuria është ajo që mund të më zgjedh të gjitha problemet e mia, madje i zgjedh të gjitha problemet.

Pastaj thoshte: jo! Shife ai i pasuri vuan edhe më shumë se unë, edhe unë nëse një ditë bëhem i pasur si ai, do e vuaj sikur ai apo edhe më shumë.

Jo, jo, kjo nuk është zgjidhja!

Pastaj e pyeti veten: a të errem me sprot, apo të zhytem në lozje?

Mirëpo a thua vallë jemi krijuar që të lozim e luajmë?!

Sporti e lozja a thua vallë mi largojnë këto mendime të zeza nga koka ime?

Nuk e besoj, ndoshta i shton edhe më shumë!

Çka mund të më bëj dobi loja nëse mendja ime ngelet e angazhuar edhe e shkapërderdhur?

Ajo që duhet bërë është kujdesi për trupin tim, të lë pas dore mendjen edhe shpirtin tim, le ti vjedh ato shejtani.

Jo, jo, as kjo nuk është zgjidhje.

Atëherë ti kthehem mësimit, të marr akoma libra.

A nuk jam prej atyre që e dua leximin? A nuk dëfrehem edhe kënaqem duke lexuar?

Leximi sigurisht se do më angazhojë nga mendimet e zeza. Pastaj shumë janë ata që këshillojnë leximin si kurë për shërim të depresionit. Atëherë të shtojmë leximin.

Duke qenë i zhytur në këto ankesa me veten e vet, duke e shtrydhur mendjen për të njerrë zgjidhje dhe rrugëdalje për problemet e tija, kudo që shkonte dhe kado që nisej, ia mbushte veshin edhe i depërtonte deri në shpirt një ajet Kuranor:

{وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ} [فصلت: 33] .

“E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam mysliman”. (Fussilet: 33).

Ekoja e këtij ajeti e lau shpirtin e tij dhe ia ndriçoi jetën e tij edhe u ngrit duke bërtitur: po, po, do bëhem thirrës për te Allahu.

Edhe sikur të kisha dy punë edhe dy ndrime, kurr nuk do e lë thirrjen e njerëzve për te Allahu.

Edhe sikur të isha tregtar me shumë projekte, kjo nuk do më pengonte që të merrem me thirrjen e njerëzve për te Allahu.

Edhe sikur të isha mjek, apo infermier, apo të punoja në ndihmën e shpejtë, do vazhdoj të jem thirrës për te Allahu.

Edhe sikur të isha student, apo mësues, apo studiues apo shkenctarë do isha thirrës për te Allahu.

Edhe sikur të isha i pasur, apo i varfër, beqar, apo i martuar, burrë, apo grua, i vogël, apo i madh, intelektual apo pa shkollë, do vazhdoj të jem thirrës i njerëzve për te Allahu, sepse jeta ime dhe vdekja ime, krejt këto janë për Allahun e Madhërishëm.

Thirrja për te Allahu është rruga e Muhammedit, ﷺ edhe atyre që e pasonë atë.

Është rruga e gjërë dhe e drejtë e cila i mbledh pjesët e atyre që ecin drejt Allahut duke synuar fitimin e Kënaqësisë së Tij dhe se nuk ka rrugë tjetër e cila i bashkon.

Allahu i Madhërishëm është i panevojshëm për thirrës për te Ai!!

Por ne, njerëzit, kemi nevojë që të bëhemi thirrës për te Allahu.

Sepse thirrja për te Allahu është ilaçi i sigurtë për atë që e ndjejmë në jetën tonë se na ikë koha kot edhe është rrugëdalje për problemet delikate të jetës, të cilat synojnë ti marrin kuptimin jetës.

Pas krejt kësaj shetitje të gjatë filloi ky djaloshi të mendon rreth përgjigjes për pyetjen, e cila ia mbushi ndërgjegjjen me lumturi, jetën me begati edhe kohë me projekte: si të bëhem thirrës për te Allahu?!

Unë po nisem me bekimet e Allahut, të bëhem thirrës për te Allahu, andaj të lusim Ty o Allah me lutjen e njerëzve të sinqertë që të na përzgjedhësh që të jemi thirrës për te Ti dhe të na ringjallësh në mesin e pejgamberëve, miqve dhe të veçantëve Tu! Amin!

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit