Sadio Mane: Çka më duhen mua, o shokë, 10 Ferrari dhe 20 orë diamanti?

0
80

Futbollisti i kombëtares së Senegalit është një nga yjet e Liverpool-it dhe një lojtar për tu admiruar në të gjithë globin. Mirëpo, përveç që është futbollist i shkëlqyeshëm, Mane është edhe njeri i madh, dhe këtë po e tregon për vite me radhë, duke i ndihmuar të varfërit dhe të dobëtit, duke dërguar donacione të ndryshme, duke u paraqitur në mesin e ‘njerëzve të zakonshëm’ në tubime të ndryshme, dhe në asnjë moment nuk ka ndryshuar, edhe pse ka mundësi të posedojë gjithçka që dëshiron.

Për dallim nga shumë futbollistë të famshëm, ai është një person diskret që nuk i pëlqen të mburret me jetë luksoze, nuk shfaqet në jahte apo makina luksoze, dhe nuk vuan për gra të bukura dhe të zhveshura.

Një nga gazetarët e huaj në blogun e tij, i impresionuar plotësisht nga biseda me Manen, shkurtimisht ka shkruar se çka i kishte thënë Senegalezi kur kishin biseduar: “Unë e pyeta se si ishte e mundur që ai të mos ishte ndryshuar nga gjithçka që kishte fituar – gjithë ata milionë, gjithë ai popullaritet … Secilin, sado pak e ndryshon, kurse ai mu përgjigj: „Çka më duhen mua, o shok, 10 Ferrari dhe 20 orë diamanti ose dy aeroplanë? A nuk është më e rëndësishme diçka të bëj për vendin tim?“ „Kam qenë shumë i uritur, kam punuar në fushë, i kam mbijetuar luftërat, kam luajtur futboll me këmbë të zbathura, nuk kam pasur arsimim, kam përjetuar edhe gjëra të tjera të këqija, por tani dua ta falënderoj futbollin, që mund t’i ndihmoj njerëzit e mi“, është shprehur Mane.

Ai ka ndërtuar shtëpi, stadium, ka blerë rroba, këpucë dhe ushqim për njerëzit me varfëri ekstreme. Ai gjithashtu jep një shtesë prej 70 euro, për të gjithë njerëzit në rajonin shumë të varfër të Senegalit.

“Nuk ka nevojë të tregojë makina luksoze, vila të mëdha, udhëtime, e lëre më aeroplanë. Më shumë preferoj të marr pak nga ato që më ka dhënë jeta“, ka thënë Mane.