Rrjedhja e gjakut nga hunda

0
31

Rrjedhja e gjakut nga hunda ndodh për shumë arsye, për shembull nga goditja në hundë, nga thithja e ajrit të tharë, nga alergjia, por edhe vetëvetiu pa asnjë arsye.

Rrjedhja e gjakut mund të ndalet me këto veprime:

Uluni ose qëndroni drejtë që të ngadalësohet qarkullimi i gjakut deri te damarët e hundës

Mos e lakoni kokën prapa! Shumë njerëz gabojnë këtu.

Mbylleni hundën me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pa zbatuar forcë.

Merrni frymë me gojë.

Nëse pas kësaj gjakosja nuk ndalet thirreni ndihmën e shpejtë.