14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pyetja filozofike: rebusi nëse të krishterët dhe muslimanët nderojnë të njëjtin Zot

Më të lexuarat

Herë pas here, një pyetje që duket një çështje e pastër abstrakte dhe filozofike ngrihet në mbretërinë e realitetit të ashpër, ku ndahen jetët dhe fatet e njerëzve. Një rebus i tillë është ai nëse të krishterët dhe muslimanët mund të thuhet se nderojnë të njëjtin Zot.

Për gati një dekadë, çështja ka shqetësuar gjykatësit, politikanët dhe njerëzit e thjeshtë në Malajzi, një vend ku Islami është besimi që ndiqet gjerësisht, por ku ekzistojnë edhe minoritete të mëdha që ndjekin besime të tjera, përfshirë krishtërimin. Në vitin 2007, një gjykatë vendosi që jo-muslimanët (dhe të krishterët në veçanti) nuk mund të përdorin fjalën “Allah” edhe pse ndodh që fjala në gjuhën malaj apo bahasa të jetë fjala për “Zot”. Autoritetet islame arsyetuan se muslimanët nuk duhet të kishin konfuzion dhe të josheshin drejt gabimit, nëse ndesheshin me njerëz të bindjeve të tjera që i adresoheshin Zotit të tyre që vetëm ata mund ta kuptonin. Në rrugën e shumë betejave ligjore, kjo pikëpamje mbizotëroi: si rezultat objekte të ndryshme me fjalën e printuar Allah në pronësi të të krishterëve u konfiskuan.

Në vitin 1965, kisha katolike romake iu qas çështjes me një shpirt krejt ndryshe, në traktatin e saj të shënuar “Nostra Aetate”. Një pasazh kyç deklaron: Kisha sheh gjithashtu me vlerësim edhe muslimanët. Ata adhurojnë të vetmin Zot, Mëshirplotë dhe i Plotfuqishëm, Krijuesin e qiellit dhe tokës, që ka folur me njerëzit: ata vuajnë për të përmbushur me gjithë zemër dekretet e tij të padiskutueshme, ashtu si Abrahami me të cilin besimi Islam ndjen kënaqësi për të lidhur veten, duke iu bindur Zotit”.

Por, kur Larycia Hawkins, asistente-profesore afro-amerikane në kolegjin Wheaton, një kampus evangjelist pranë Çikagos, shprehu pikëpamje të njëjta, ajo nisi një stuhi zjarri dhe për të nisën procedurat e largimit nga puna. Gjithçka nisi me një postim në Facebook në të cilin ajo shprehte qëllimin e saj, si një akt miqësie me muslimanët e stigmatizuar, për të veshur xhihabin për të punuar në përgatitjet e Krishtlindjeve dhe shtonte: “Unë qëndroj në solidaritet fetar me muslimanët, për shkak, se ashtu si unë, një e krishterë, ata janë popull i librit. Ashtu si dhe Papa Francesku e deklaroi, ne nderojmë të njëjtin Zot”.

Kur u sfidua nga autoritetet e kolegjit për atë që ajo besonte, ajo u përgjigj me një deklaratë më strikte të ideologjisë teologjike, sesa shumë klerikë protestantë liberalë apo të rrymës do të ishin në gjendje të prodhonin: “Unë besoj në një Zot Sovran, që ekziston përjetësisht në tre Persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, dhuruesi i jetës…”.

Në lidhje me pikën e përbashkët të besimeve monoteiste, ajo kishte diçka më enigmatike për të thënë. Pasi citonte disa burime katolike dhe protestante, përfshirë “Nostra Aetate,” ajo shtonte:

“Ashtu si dhe ata, unë e di se deklarata: “ne besojmë në të njëjtin Zot” është në mënyrë simultante përgjigje ‘po’ dhe ‘jo’ ndaj pyetjes nëse të krishterët dhe muslimanët i drejtohen të njëjtit për adhurim…”

Po dhe jo? Këtu vetëm folozofia mund të jetë në gjendje të ndihmojë. Në vitin 1905, filofozi i madh britanik, hapi një çështje që u diskutua për një shekull pasi shkroi esenë e famshme që tregonte se një deklaratë e thjeshtë mund të pohonte në fakt, shumë gjëra në të njëjtën kohë. Për shembull, nëse themi se “mbreti i Francës është tullac” do të thotë në të njëjtën kohë që Franca ka mbret dhe se vetëm një prej tyre që mbretëron ka një skalp pa flokë.

Duke krahasuar këtë pohim, deklarata se “të krishterët dhe muslimanët nderojnë të njëjtin Zot: është shumë më komplekse dhe me më shumë shtresëzime dhe se ka domethënie për gjëra tërësisht të ndryshme në gojën e njerëzve të ndryshëm.

Nëse je ateist dhe mendon se të gjithë “zotat” janë konstruksione njerëzore, atëherë është e vërtetë në një kuptim se Zoti i çdo besimtari është i ndryshëm, për shkak të konstruksioneve pak a shumë të ndryshme që janë krijuar. Nëse je monoteist, i bindur se ekziston vetëm një Zot, atëherë diskutimi për “të njëjtin” Zot apo zota të ndryshëm nuk ka shumë kuptim. Zoti është Zoti pavarësisht nëse njerëzit kanë ide të drejta apo jo në lidhje me të. Nëse je politeist, atëherë nga ana logjike është e mundshme të diskutosh nëse dy grupe besimtarësh nderojnë të njëjtin Zot: por mbi këtë pikëmpamje, si të krishterët ashtu dhe muslimanët duhet të jenë radikalisht gabim.

Në debatin filozofik për skalpin mbretëror, të gjithë bien dakord për një fakt të rëndësishëm rrethanor: që megjithë respektin ndaj pretendentëve të shtëpisë së Burbonëve, Franca nuk ka mbret. Kështu që deklarata për skalpin e tij është e rremë. Por, në rastin e dytë, nuk ka asnjë lloj konsensusi në “faktin rrethanor” për çështjen të krishterë-muslimanë: ekzistojnë një apo më shumë zota?

Për këtë arsye, është pothuajse e pamundur të diskutohet: dhe me siguri jo një çështje e fortë për të vlerësuar përshtatshmërinë e një profesoreshe.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit