10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ndodh në pazarin e Shkupit/ Pandershmëria në tregti: të shesësh banane me etiketë morale

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Hiletë në tregti kanë bashkshoqëruar njeriun gjithnjë, si afirmim i dobësive të tij, veseve të cilat kanë lidhje me yshtjen djallëzore për të përfituar sa më tepër, gjithnjë në rrugë të pandershme. Emblematikët e ketij fenomeni mbahen hebrenjtë, çifutët thënë ndryshe, ku siç dihet, për këtë ves të tyre të ulët, Jezui u detyruar t’jua prish tregjet në Jeruzalem, nëse i referohemi filmit kushtuar kësaj figure profetike. Ndërsa tek “Ushtari i mirë Shvejk”, Hasheku në mënyrë mjeshtërore ndërton skenën dhe personazhin e një plaku çifut i cili arrin t’ju shesë një lopë coftinë ushtarëve duke jua servirur si një krijesë të mrekullueshme .

Dhe sot, nuk janë të pakët ata tregtarë të ndershëm të cilët vuajnë nga fakti se mashtrimi në tregëti, i bën të ndihen viktimë e një realiteti të gjithëhershëm.

Ndaj, një djalosh në pazarin e Shkupit ka vendosur që mallin e tij, banane, ta servir me një etiketë morale: “Pa rrena”!.

Qëllimi i tij është rikthimi i besimit të blerësve të dëshpëruar nga kolegët e tij.

Po të mos shënohej ky mbishkrim, sipas shitësit, jo vetëm që nuk kishte blerës, por as do afrohej dikush për të pyetur rreth çmimit dhe gjitha bananet do shkonin drejt kalbjes.

“Përvoja e keqe e blerësve me shitësit e tjerë të bananeve më ka detyruar që të vendos këtë mbishkrim dhe ta tërheqëvëmendjen e blerësve. Ata ndihen jashtëzakonisht të dëshpëruar nga mashtrimi që shitësitjua kanë bërë atyre”, tha djaloshi shitës bananesh.

Siç rrëfen, ai bananet janë njëri nga produktet më specifike që nuk prodhohen në Maqedoni, por importohen; andaj më të shpeshta janë rastet kur mashtrimet e shitësve janë pikërisht me këtë lloj fruti.

“Kur e ke parasysh që banana nuk prodhohet në Maqedoni, ndërsa kërkesa është jashtëzakonisht e lartë e fitimi jo shumë i madh, me shumë gjasë shejtani në këtë rast e mund njeriun dhe e detyron të mashtroje blerësit në peshore duke i dhënë një banane ose 200 gram më pak”,

Mirëpo sipas tij riskun(caktimin) që e ka caktuar Zoti askush nuk mund të fitojë as më shumë e as më pak, prandaj korrektësia është bereqeti më i madh në biznesin që ushtron.

“Unë nuk dyshoj asnjëherë që Zoti sa të jep nuk mund të të jep askush. Nuk ka nevojë që t’i mashtrojë njerzit dhe të përfitojë një qindarkë më shumë, sepse ky bereqet nuk zgjat shumë”, shtoi ai.

Ndonëse bën përjashtim nga shitësit tjerë mashtrues, atij ndonjëherë i vjen për nënçmim biznesin që bën, pasi siç thotë ai: “gjithë bananexhinjtë shquhen si mashtrues tek populli”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit