9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Platini tregon datën kur Kosova do të pranohet në UEFA

Më të lexuarat

Michel Platini ka folur për takimin me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Presidenti i UEFA-s, në një prononcim për RTV 21 pas takimit, ka përmendur vitin kur mund të pranohet Kosova.
Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh vitin e ardhshëm, edhe pse pritjet ishin për këtë vit.
 
Vokrri ia dorëzoi aplikacionin për pranim, derisa Platini në momentin e dorëzimit tha: “Çfarë është kjo?”. “Është aplikacioni ynë”, iu përgjigj Vokrri, ndërsa Platini ia ktheu: “Do të ndodhë do të ndodhë”.
 
Më tutje, ai tha se pranimi i Kosovës varet edhe nga disa faktorë.
 
“Rreth aplikacionit të Kosovës është një proces që ka filluar që një kohë të gjatë, ka marrë kohë për të ardhur deri këtu, mirëpo ka aspekte politike dhe ligjore, ka statute”, tha Platini për RTV 21.
 
Ai më tej ka shtuar: “Jemi në një proces kur Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane, por ka rregulla dhe statute. Kjo do të ndodhë, por nuk e di kur, ndoshta në 2016-tën”.
 
Ky ishte aplikimi i dytë i FFK-së, pas atij të 1992-ës.

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit