4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pikëpyetja e madhe: a do jetë shpatulldëmtuari Salah në Kupën e Botës?

Më të lexuarat

Ndërsa trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp mendon se lëndimi i Salahut është shumë i rëndë, në Egjipt ata besojnë në rikthimin e tij në Kupën e Botës.

E megjithatë prezenca e tij në Rusi është në pikëpyetje. Ai u dëmtua pas një përplasjeje me kapitenin e Real-it, Sergio Ramos, e cila u morr si e qëllimtë nga ana e këtij të fundit.

Egjiptiani u përpoq të vazhdonte lojën pas ndihmës, por nuk ia doli dhe u detyrua të largohet nga loja, duke i dhënë një goditje psikologjike por dhe fizike ekipit të tij, me mosprezencë në vijën e parë të sulmit.

Autoritetet egjiptiane të futbollit se do të ndërhyet në ligamentet e shpatullës së dëmtuar dhe se ata janë optimistë kur është fjala për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Ministri i Sportit, Khaled Abd El-Aziz shkroi në profilin e tij në Facebook: “Mendohet që Salah ka nevojë për dy javë trajtim. Ai do të qëndrojë në Liverpool ku do të shërohet, dhe pastaj do të bashkohet me ekipin egjiptian në kampingun stërvitor në Itali”.

Ai shtoi se Salah do të jetë në ekip, formacioni i të cilit do të shpallet më 4 qershor

Por Klopp nuk është kaq optimist.

“Eshtë një dëmtim serioz, lëndim vërtet i rëndë”, tha Klopp për Reuters.

“Kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, ashtu si Egjipti ndoshta ka humbur një lojtar të rëndësishëm për Kupën e Botës. Unë ende shpresoj se nuk do të jetë kështu“, shtoi Klopp. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit